Ligji i Arsimit të Lartë/ Nishani vlerëson qeverinë Rama: Është i rëndësishëm

Publikuar tek: politike, më 15:16 31-07-2015 Ligji i Arsimit të Lartë/ Nishani vlerëson qeverinë Rama: Është i rëndësishëm

Si rrallë herë në këto dy vite, qeveria e kryeministrit Edi Rama dhe Presidenti Bujar Nishani duket se janë dakortësuar në një pikë. Pas takimit me ministren e Arsimit Lindita Nikolla në lidhje me ligjin e arsimit të lartë, kreu i shtetit ka vlerësuar pozitivisht vullnetin dhe angazhimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama në ndërmarrjen e e reformës në Arsimin e Lartë.

Sipas Nishanit, reformat duhen bërë sipas kritereve të saknksionuara në  Kushtetutë dhe duke ndjekur modelet më të mira ekzistuese.

Në njoftimin e Presidencës, thuhet se Nishani dhe Nikolla e kanë konsideruar si shumë të rëndësishëm Ligjin e Arsimit të Lartë për edukimin cilësor të brezave të rinj.

“Kreu i Shtetit shqiptar vlerësoi si shumë pozitiv vullnetin dhe angazhimin e qeverisë në ndërmarrjen e reformës në Arsimin e Lartë duke u shprehur se: “Reformat duhen bërë sipas kritereve dhe parimeve ligjore të sanksionuara në Kushtetutë si dhe duke ndjekur modelet më të mira ekzistuese.” Presidenti Nishani dhe Ministrja Nikolla së bashku me Zëvendësministrin Mazniku diskutuan gjerësisht për Ligjin e ri të Arsimit të Lartë duke e konsideruar atë si shumë të rëndësishëm për edukimin sa më cilësor të brezave të rinj dhe me një ndikim të madh në të ardhmen e vendit. Presidenti Nishani dhe pjesëmarrësit në takim shkëmbyen gjithashtu mendime dhe pikëpamje lidhur me vlefshmërinë ligjore dhe kushtetuese të këtij ligji, me të mirën publike dhe mbrojtjen e përfaqësimin sa më të mirë e gjithëpërfshirës të interesave të studentëve, profesorëve dhe pedagogëve shqiptarë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Ligji për Arsimin e Lartë ka ngjallur shumë reagime kundër në radhët e pedagogëve dhe akademikëve në vend. Opozita dhe Partia Demokratike e kanë kundërshtuar gjithashtu Ligjin e Arsimit të Lartë të votuar në Kuvend pak ditë më parë me votat e mazhorancës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas darkës në Dajt, Rama i shtron një drekë edhe stafit te 15-katëshi. Kush do të pushojë, sa?
Veliaj emëron administratorët në Tiranë, komenton edhe udhëtimin me autobus »
Article Logic
Execution time: 0.02086615562439
array(1) { ["section"]=> string(81) "ligji-i-arsimit-te-larte-nishani-vlereson-qeverine-rama-eshte-i-rendesishem-17414" }