Ligji i “Call Center”, ministrja Ekonomi takohet me përfaqësuesit e kompanive për 25 mijë vendet e punës. Ja çfarë u diskutua

Publikuar tek: ekonomi, më 17:24 02-12-2016 Ligji i “Call Center”, ministrja Ekonomi takohet me përfaqësuesit e kompanive për 25 mijë vendet e punës. Ja çfarë u diskutua

Sot, në mjediset e Ministrisë së Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë e Sipërmarrjes, u zhvillua një takim lidhur me shqetësimit e shfaqura së fundi nga kompanitë ‘Call Center’ që operojnë në vendin tonë, pas propozimit në Itali të ligjit 83/2012 që rirregullon këtë sektor shërbimesh.

Të pranishëm në takim ishin Milva Ekonomi, Ministre e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes; z. Blendi Klosi Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë; përfaqësues të Ambasadës Italiane; të shoqatës Call Center, drejtues ekzekutivë të këtyre kompanive; përfaqësues të Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, etj.

Në këtë takim u dëgjuan argumentet e grupeve të interesit, të cilët ngrenë shqetësimin se ligji në fjalë mund të sjellë një impakt të madh jo vetëm në uljen e fitimeve të tyre, shkurtimin e vendeve të punës, por dhe më tej, në mbylljen e mjaft kompanive të këtij lloji dhe zhvendosjen e tyre në shtete brenda Bashkimit Europian, si Rumani apo Kroaci.

Ministrja Ekonomi theksoi se qeveria Shqiptare i ka ndjekur me mjaft interes këto shqetësime të operatorëve Call Center që kanë aktivitetet e tyre në Shqipëri, duke i garantuar se është në anën e tyre, pasi janë mbi 804 kompani që kanë punësuar rreth 25 046 punonjës, kryesisht të rinj.  Ajo ftoi  pjesëmarrësit që të japin gjithë argumentet e tyre dhe këto të unifikohen në një dokument, i cili më pas do t'i dërgohet ambasadës italiane në Tiranë për t’ia përcjellë zyrtarisht këto shqetësime qeverisë italiane lidhur me amendimin e ligjit në fjalë që është miratuar në dhomën e Deputetëve dhe pritet të kalojë së afërmi në Senat.

Të pranishmit u informuan për ligjin që ka kaluar në Dhomën e Deputetëve dhe pritet të diskutohet në Senat, i cili është studiuar me kujdes nga përfaqësuesit e Ministrive respektive shqiptare. Sipas ligjit 83/2012, operatorët ekonomikë italianë, të cilët transferojnë punën e tyre jashtë Italisë duhet të njoftojnë 120 ditë para Ministrinë Italiane të Punës dhe Çështjeve Sociale, të japin detaje të punonjësve që do të transferojnë në vende të tjera; të komunikojnë me Autoritetin e Të dhënave personale të Italisë dhe të respektojnë kërkesat e mbrojtjes së tyre të vendosura nga Kodi i Mbrojtjes së të dhënave në Itali etj.

U diskutuan dhe mundësitë që ka Shqipëria për të reaguar në raste të tilla. Sipas Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, në rast se Shqipëria konsideron se masa e marrë nga një vend anëtar i BE pas hyrjes në fuqi të MSA është thelbësisht shtrëngues se sa situata para hyrjes në fuqi të saj sipas nenit 58, pika 2 Shqipëria mund të kërkojë konsultim me BE. Kjo çështje gjithashtu është trajtuar dhe nga Ambasada jonë në Romë me institucionet shtetërore Italiane.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027745008468628
array(1) { ["section"]=> string(127) "ligji-i-call-center-ministrja-ekonomi-takohet-me-perfaqesuesit-e-kompanive-per-25-mije-vendet-e-punes-ja-cfare-u-diskutua-61383" }