“Ligji i faljes”, Tatimet bëjnë apelin e fundit

Publikuar tek: ekonomi, më 15:34 13-12-2017 “Ligji i faljes”, Tatimet bëjnë apelin e fundit

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ju kujton të gjithë tatimpaguesve që plotësojnë kushtet ligjore të përfitojnë nga zbatimi i Ligjit te faljes deri në datë 31 Dhjetor 2017.

Drejtoria e taimeve ka publikuar edhe një herë kushtet për të përfituar nga ky ligj.

Kujtojmë se pas përfundimit të afatit të zbatimit të Ligjit të Faljes, adminisitrata tatimore do të marrë të gjitha masat e parashikuara në legjislacion për mbledhjen me forcë të detyrimeve tatimore të papaguara.

NJOFTIMI I TATIMEVE

“Ligji nr.33/2017 “Për pagesën dhe fshirjen/shuarjen e detyrimeve tatimore, detyrimeve të pagueshme në doganë, si dhe procedurën e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes /shuarjes së detyrimeve tatimore”, parashikon ndër të tjera se; tatimpaguesit përfshihen në fushën e zbatimit të tij, me kushtin që gjobat dhe kamatvonesat, fshihen pas pagesës së detyrimeve tatimore dhe detyrimeve të kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore. E drejta e pagesës së këtyre detyrimeve (principali), është brenda datës 31.12.2017.

1. Për të gjithë tatimpaguesit që përfshihen në fushën e zbatimit të këtij ligji, gjobat dhe kamatëvonesat e të cilëve rezultojnë të papaguara në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, do të fshihen/shuhen pas pagesës deri me 31.12.2017, të detyrimit (principal) sipas llojit të tatimit dhe detyrimeve (principali) i kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, për periudhen tatimore 2011-2014.

2. Subjektet, për të cilat fshirja/shuarja e detyrimit aplikohet me kusht, nuk përfitojnë fshirje/shuarje të detyrimit nëse nuk përmbushin kushtet brenda datës 31.12.2017.

3. Subjektet tatimpagues që kanë të pashlyera detyrimet e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore (principali) që i përkasin periudhave tatimore dhjetor 2010 e më parë duhet të paguajnë detyrimin (principalin).

4. Dënimet administrative dhe kamatëvonesat për sigurimet shoqërore e shëndetësore që i përkasin periudhave tatimore dhjetor 2010 e më parë, që rezultojnë të regjistruara në llogarinë e subjektit, fshihen/shuhen pa kusht.

5. E drejta e subjekteve që përfitojnë nga dispozitat e këtij ligji ushtrohet brenda datës 31.12.2017.

Deri tani nga procesi i fshirjes së detyrimeve me kusht për periudhën 2011-2014 kanë përfituar më shumë se 28,535 tatimpagues.

Me përfundimin e afatit të zbatimit të Ligjit të Faljes, nga administrata tatimore do të merren menjëherë të gjitha masat e parashikuara në legjislacion për mbledhjen me forcë të detyrimeve tatimore të papaguara duke filluar nga bllokimi bankar, vendosja e barrave siguruese/ hipotekore dhe në rast të mospërmbushjes së detyrimit, sekuestrim dhe konfiskimin i pasurive të luajtshme dhe të paluatjshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.014001846313477
array(1) { ["section"]=> string(51) "ligji-i-faljes-tatimet-bejne-apelin-e-fundit-102948" }