Ligji i luftës, kryetemë e takimeve të Bushatit me zyrtarët grekë

Publikuar tek: politike, më 16:33 21-03-2016 Ligji i luftës, kryetemë e takimeve të Bushatit me zyrtarët grekë

Ministri i Punëve te Jashtme Ditmir Bushati po zhvillon një vizitë në Greqi, ku gjatë ditës së parë të saj, u takua me Presidentin Prokopios Pavlopoulos, Kryetarin e Parlamentit Nikos Voutsis dhe Ministrin e Punëve të Jashtme Nikos Kotzias.

Takimi mes dy ministrave të jashtëm u përqendrua në vijimin e procesit të nisur, të trajtimit pa tabu dhe gjetjes së zgjidhjeve për çështjet e trashëguara mes palëve, çështjet e aktualitetit dhe të së ardhmes sonë të përbashkët, bashkëpunimit ekonomik, zhvillimet në rajon dhe integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor. Palët shprehën rëndësinë e vijimit të dialogut midis dy qeverive të vendeve tona, në kuadër të rritjes së frymës së besimit dhe nevojës së konkretizimit të veprimit, për të avancuar drejt zgjidhjeve për çështjet dypalëshe.

Dy ministrat ndanë vlerësimin e përbashkët se fuqizimi i vazhdueshëm i marrëdhënieve me rëndësi strategjike ndërmjet vendeve tona, fqinjë, anëtarë të NATO-s, dhe gjithnjë e më afër në planin evropian, është me rëndësi jo vetëm në planin dypalësh, por i shërben edhe një rajoni të vendosur të shohë përpara e të ndërtojë, përmes bashkëpunimit, të ardhmen e vet evropiane. Ministri Bushati vlerësoi dhe shprehu falënderimet, në këtë kuadër, për rolin dhe mbështetjen e Greqisë ndaj proceseve integruese të Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në takimin me Presidentin Pavlopoulos, Ministri Bushati theksoi vëmendjen e veçantë që Shqipëria i kushton thellimit të bashkëpunimit strategjik me Greqinë si dy vende fqinje anëtare të NATO-s dhe me peshë specifike në rajon. "Bazuar në këtë këndvështrim, ne do të dëshironim të bënim hapa para me disa çështje me karakter historik, që për disa dekada nuk janë adresuar, të aktualitetit, dhe çështje të së ardhmes sonë të përbashkët", u shpreh Ministri Bushati. Në vijim, duke u ndalur në trajtimin e çështjeve dypalëshe, Ministri Bushati u shpreh se: "jam shpresëplotë që me palën greke do të avancojmë me abrogimin e ligjit të luftës, për të na dhënë mundësinë që të mbyllim kështu çështjet e kapitujve historikë, të Luftës së Dytë Botërore”. Presidenti Pavlopoulos shprehu vullnetin për të patur marrëdhënie të mira mes dy vendeve dhe popujve tanë, në funksion të së ardhmes së përbashkët euro-atlantike.

Në takimin me Kryetarin e Parlamentit grek Nikos Voutsis, palët ndanë rëndësinë dhe rolin që mund të luajnë Parlamentet e dy vendeve në forcimin dhe konsolidimin e raporteve dypalëshe. Në këtë kontekst, Ministri Bushati shprehu bindjen se Parlamenti grek do të mbështesë çdo nismë ligjore që kontribuon në thellimin e kuadrit ligjor dypalësh si shprehje e vullnetit të të dy popujve tanë. Bashkëbiseduesit u shprehën besimplotë në progresin e marrëdhënieve dypalëshe, në interes të dy popujve tanë, të paqes, sigurisë dhe zhvillimit të të gjithë rajonit.

EC5D8876.jpg

*Bushati me Presidentin e Greqisë

Foto_parlamenti.jpg

*Bushati me kreun e Kuvendit të Greqisë

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Emrat që mbetën jashtë Asamblesë së Partisë Socialiste, spikat Brisida Shehaj përveç mbështetësve të Ben Blushit
Mesazhi i Ndocajt për Veliajn: Nuk kemi jetuar vetëm në Tiranë »
Article Logic
Execution time: 0.012622117996216
array(1) { ["section"]=> string(70) "ligji-i-luftes-kryeteme-e-takimeve-te-bushatit-me-zyrtaret-greke-35655" }