Ligji i pronave, PD kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, Tabaku: Pse është antikushtetues

Publikuar tek: politike, më 17:20 29-02-2016 Ligji i pronave, PD kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, Tabaku: Pse është antikushtetues

Partia Demokratike ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shpalljen si antikushtetues të Ligjit të Pronave. Menjëherë pasi është depozituar kërkesa e Partisë Demokratike në Gjykatën Kushtetuese, Jorida Tabaku ka dhënë disa nga arsyet se përse ligji bie ndesh me Kushtetutën:

“Së pari ligji merr dhe vlerëson pronën në bazë të vendimit të momentit të shpronësimit të saj duke cënuar një parim shumë të rëndësishëm, të sigurisë juridike.

Ligji bazuar njëkohësisht dhe mbi parimet ndërkombëtare të pranuara dhe nga vendimet e dhëna nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut dhe vendimet e Gjykatës së Strasburgut, bie ndesh pikërisht me një sërë vendimesh të dhëna kohët e fundit, por cënon dhe parimin e barazisë para ligjit që do të thotë të gjitha vendimet e reja që dalin nga komisioni janë në mënyrë logjike me vlerë shumë më të vogël se prona që u është njohur qytetarëve të tjerë pas vendimeve të dhëna nga gjykata e Strasburgut.

Gjatë gjithë kësaj kohe janë mbledhur mendimet e grupeve të interesit duke gjykuar që prona është një nga të drejtat bazë themelore të njeriut dhe duke gjykuar që ky ligj vetëm do ta vonojë procesin e kthimit dhe kompensimit të pronave sepse ky ligj në vetvete nuk e njeh procesin e njohjes, nuk e njeh pronën si një koncept por kalon thjesht direkt në kthimin dhe kompensimin e saj.

Sigurisht që, ligji ka dhe elemente të cilët në mendojmë se janë shumë të dëmshëm duke kaluar në rastin kur një individ heq dorë në mënyrë vullnetare nga e drejta e tij që është e drejtë e bazuar në Kushtetutë, e drejta themelore e njeriut, e drejta e pronës, nëse ai do të marrë një pjesë të shpërmblimit.

Këto janë disa nga elementet kryesore për të cilët ne sot e cuam ligjin në Gjykatë Kushtetuese dhe i shtohet argumenteve të sjella nga grupet e tjera të interesit duke shpresuar që Gjykata Kushtetuese të japë një vendim të drejtë për këtë çështje.

Pa pronë nuk ka respektim të të drejtave të njeriut, pa pronë nuk ka investime të huaja, pa respektim të të drejtës së pronës nuk ka shtet ligjor!”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjykata pezullon gjobën e Bashkisë Tiranë ndaj Partisë Demokratike
TVSH, batutat ngacmuese të Enkel Demit dhe skandali i pranuar nga Rama »
Article Logic
Execution time: 0.020519018173218
array(1) { ["section"]=> string(88) "ligji-i-pronave-pd-kerkese-ne-gjykaten-kushtetuese-tabaku-pse-eshte-antikushtetues-33843" }