Ligji i ri mbi taksimin e të ardhurave, ministria: Është keqkuptuar e spekuluar, asnjë ndryshim i skemës aktuale

Publikuar tek: ekonomi, më 07:35 08-08-2015 Ligji i ri mbi taksimin e të ardhurave, ministria: Është keqkuptuar e spekuluar, asnjë ndryshim i skemës aktuale Shkelqim Cani, minister i Financave

Media zbardhi përmbajtjen e ligjit të ri mbi taksimin e të ardhurave sipas të cilit pagat deri në 30 mijë lekë futen në taksim prej 5 %, por Ministria e Financave bën me dije se këto të dhëna nuk janë zyrtare. Sipas Ministrisë shifrat e përdorura janë thjesht ilustrim dhe skema aktuale e taksimit nuk do të ndryshojë. Ministria i ka cilësuar si “spekulative” ato çfarë po komentohen e thuhen.

“Ministria e Financave është e detyruar të hedhë poshtë të gjitha spekulimet e bëra në lidhje me draft ligjin për të ardhurat tatimore. Varianti i shpërndarë për mendim është jo zyrtar, por në shenjën e vullnetit të bashkëpunimit të mirë me palët e interesuara për të fituar kohë pasi javën e parë të shtatorit ne duhet të vazhdojmë dialogimin me ekspertin e FMN. Në të gjithë draftin dhe jo vetëm në nenin 25, shifrat dhe disa nga konceptet e reja janë vendosur gjithmonë në kllapa dhe në gërma korsive për të dalluar faktin që ato janë thjesht ilustrime. Koincidenca e përputhjes me disa nga ato që përdoren aktualisht, është keqkuptuar duke dhënë shkas për spekulim”, thuhet  ndër të tjera në reagimin e Ministrisë së Financave.

Ministria sqaron në deklaratën e saj se  “E vërteta është që ministria e Financave po përgatit një ligj të ri për tatimin mbi të ardhurat duke shfuqizuar legjislacionin ekzistues të mbingarkuar nga ndryshimet e shumta në vite dhe për të pasur në një ligj tatimin mbi të ardhurat personale dhe tatimin mbi fitimin. Gjithçka tjetër që po komentohet e thuhet është, në mos dashakeqe, spekulative. Asnjë diskutim dhe asnjë vendimmarrje nuk ka lidhje me mundësinë e ndryshimit të skemës aktuale të tatimit progresiv mbi të ardhurat personale. Kur projekt ligji do të dërgohet zyrtarisht për mendim, do të jetë gjithë hapësira e duhur dhe transparenca maksimale për diskutim”,përmbyllet deklarata.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02291202545166
array(1) { ["section"]=> string(115) "ligji-i-ri-mbi-taksimin-e-te-ardhurave-ministria-eshte-keqkuptuar-e-spekuluar-asnje-ndryshim-i-skemes-aktuale-17977" }