Ligji i ri për shërbimin diplomatik, sërish përplasje Dade-Bushati

Publikuar tek: politike, më 19:10 11-03-2015 Ligji i ri për shërbimin diplomatik, sërish përplasje Dade-Bushati

Kryetarja e Komisionit të Jashtëm Arta Dade nuk është dakort me ligjin e ri për shërbimin e jashtëm, i prezantuar nga ministri Ditmir Bushati.

Kjo ka krijuar një klimë tensioni midis Dades dhe Bushatit dhe veçanërisht pjesa për të cilin ky ligj heq kuotat për ambasadorët që vijnë nga jashtë sistemit. Ish-ministrja e Jashtme është shprehur se në Komision ishte rënë dakord që jo më shumë se 1/3 e kandidatëve të vinte nga politika dhe pjesa tjetër nga sistemi, por ligji i ri nuk e parashikon.

Pjesë e debatit midis ministrit të Jashtëm aktual dhe kryetares se komisionit janë bërë edhe akuzat që kanë shoqëruar për një kohë të gjatë Bushatin nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani. Ndërsa Bushati ka kërkuar nga Dade që të informohet përpara se të flas për këtë temë.

Por Dade ka shkuar edhe më tej me akuzat për ministrin kur ka deklaruar se në krye të shërbimit të jashtëm janë vënë emigrantë pa përvojë.

Arta Dade ka kontestuar që prej ditës së parë ligjin e ri për shërbimin e jashtëm dhe akuzat e saj ndaj Bushatit kanë nisur që në kohën kur ministri refuzoi drejtimin e një prej komisioneve të OSBE-së.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çështja “Doshi”/ Reagon PKD: Akuzat ndaj Mark Frrokut të papranueshme, mbështesim qeverinë
Berisha: Si mund të pranonte Meta të dorëhiqej për Shkëlzenin? »
Article Logic
Execution time: 0.023583889007568
array(1) { ["section"]=> string(70) "ligji-i-ri-per-sherbimin-diplomatik-serish-perplasje-dade-bushati-5593" }