Ligji për fshirjen e detyrimeve Tatimore, Ahmetaj: Amnistohen mbi 220 mijë qytetarë, ja data kur nis falja

Publikuar tek: ekonomi, më 15:54 30-03-2017 Ligji për fshirjen e detyrimeve Tatimore, Ahmetaj: Amnistohen mbi 220 mijë qytetarë, ja data kur nis falja

Pr.ligji për fshirjen e detyrimeve tatimore i cili u miratua këtë të enjte në kuvend, do të amnistojë mbi 220 mijë qytetarë.

 Në një deklaratë për mediat ministri i Financave, Arben Ahmetaj menjëherë pas votimit, u shpreh se ligji i miratuar fshin borxhet e papaguara nga 1 Janari i 2011-ës.

“ Ligji fshin borxhet e papaguara  nga 1 janari 2011-ës, të cilat janë kryesisht detyrime të pashlyera nga sipërmarrja dhe qytetarët, deri në vitin  2014.  Nga ky ligj perftitojnë mbi 220 mijë qytetarë”.

Ministri Ahmetaj bëri të ditur gjithashtu se me këtë ligj,  nuk do të përfitojnë “ata që kanë detyrime për shkelje apo evazion fiskal”.

Sipas Ahmetaj kjo shumicë e cilësuar votash në seancës e sotme parlamentare tregoi se kjo shumicë ka interes për të përmirësuar klimën e biznesit në vend.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02294397354126
array(1) { ["section"]=> string(109) "ligji-per-fshirjen-e-detyrimeve-tatimore-ahmetaj-amnistohen-mbi-220-mije-qytetare-ja-data-kur-nis-falja-73603" }