Ligji për medaljet/ Doda- Spartak Brahos: Segmente të vjetra të komunizmit shkelin procedurat parlamentare

Publikuar tek: politike, më 13:16 09-02-2016 Ligji për medaljet/ Doda- Spartak Brahos: Segmente të vjetra të komunizmit shkelin procedurat parlamentare Dy deputetet qe propozuan ligjin per heqjen e medaljeve, Mesila Doda dhe Shpetim Idrizi

Komisioni parlamentar për sigurinë ka marrë sot në shqyrtim projektligjin “Për heqjen  e dekoratave, medaljeve dhe titujve të nderit” që u propozua nga dy deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, Shpëtim Idrizi dhe Mesila Doda. 

Por deputetja Doda denoncon kryetarin e këtij komisioni Spartak Braho, se dy deputetët propozues, nuk janë thirrur në këtë mbledhje.

“Segmentet e vjetra të komunizmit dhe komunistët në politikë vazhdojnë të shkelin ligjin dhe procedurat parlamentare. Me një akt të paprecedent, askush nga ne propozuesit nuk është njoftuar për të mbrojtur projektligjin e depozituar, duke shkelur e masakruar haptazi procedurat parlamentare dhe duke bërë publike frikën e nostalgjikëve të komunizmit të përballen me të kaluarën e të distancohen publikisht nga kjo e kaluar kriminale” thotë Mesila Doda.

Duke sjellë në vëmendje debatin që po bëhet për intervistën e Nexhmije Hoxhës dhënë gazetares Rudina Xhunga, Doda thotë se dy deputetët “në ndryshim me pasionantët antikomunistë të minutës së fundit, nuk kemi heshtur asnjë moment, kemi përsëritur e ripërsëritur përgjatë gjithë kësaj kohe nevojën e një dënimi real të së kaluarës dhe këmi ndërmarrë nisma ligjore konkrete për haphen e dosjeve, lustracionin, dekomunistizimin,heqjen e medaljeve dhe titujve të nderit për xhelatët, pasi jemi të bindur që pikëerisht në atë periudhë të pavarrosur kurrë të historisë tonë fshihet amoraliteti më i madh politik e njerzor, qelbi i politikës dhe shoqërisë shqiptare, i pazbuluar e i pashëruar kurrë”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tabaku përballë gazetarëve për koncesionet e qeverisë: Po marrin para nga Banka Botërore për reklamë, duan t’u mbushin mendjen shqiptarëve se janë të mira
Ndocaj për Majkon: Dil më shpesh nga veriu nëse do të bëhesh President »
Article Logic
Execution time: 0.022594928741455
array(1) { ["section"]=> string(109) "ligji-per-medaljet-doda-spartak-brahos-segmente-te-vjetra-te-komunizmit-shkelin-procedurat-parlamentare-32125" }