Ligji për shembjen e teatrit, Basha vërejtje për ndërkombëtarët: Duhet të ishte këmbanë alarmi

Publikuar tek: barometri, më 08:57 21-07-2018 Ligji për shembjen e teatrit, Basha vërejtje për ndërkombëtarët: Duhet të ishte këmbanë alarmi Lulzim Basha

Ditën e  sotme kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar sërish në lidhje me ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Sipas Bashës, ky ligj është atentat ndaj lirive të qytetarëve.

Gjatë fjalës së tij kryedemokrati i bën thirrje ndërkombëtarëve të reagojnë në lidhje me rastin, pasi shkelja e këtij parimi duhet të ishte këmbanë alarmi.

Ai akuzon kryeministrin Edi Rama se shembja e teatrit është ënddra e tij 20-vjeçare.

“Në vendet demokratike, ligjet respektojnë 3 parime të përgjithshme: të sigurisë, barazisë dhe universalitetit. Kjo do të thotë që asnjë ligj s’mund të ndërtohet në mënyrë të atillë që trajton një instrument të veçantë, se na çon drejt arbitraritetit.

KE, BE, OSBE, Komisioni i Venecias e vlerësojnë parimin e gjeneralitetit të ligjit, se s’mund të bësh ligj për një person të veçantë. Normat janë të përgjithshme. Shkelja e këtij parimi duhet të ishte këmbanë alarmi dhe unë habitem se si nuk kemi një reagim nga Këshilli i Europës.

Por kemi një reagim nga një institucion i rëndësishëm i trashëgimive kulturore Europa Nostra. Ajo e konsideron Teatrin pjesë e trashëgimisë kulturore europiane. Edi Rama dhe lakejtë e tij janë sulur për të shkulur kompleksin e Teatrin me të gjithë historinë e tij.

Tentativa për këto Kulla është marrë para 20 vitesh kur Edi Rama ishte ministër Kulture, se duhet t’i themi 18-vjeçarëve që Edi Rama ka 20 vite në politikë.  Nuk ka hequr dorë, dhe prej ditës së parë në karrigen e kryeministrit, ka hedhur hapat për realizimin e ëndrrës së tij. Është projekt mafioz se fiton para, do fitohen 205 milionë euro ,” tha Basha.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02261209487915
array(1) { ["section"]=> string(99) "ligji-per-shembjen-e-teatrit-basha-verejtje-per-nderkombetaret-duhet-te-ishte-kembane-alarmi-128598" }