Ligji për teatrin, Kryemadhi shpërthen ndaj Ramës: Ky vendim antikombëtar do të ketë kurbanin e tij një ditë

Publikuar tek: barometri, më 08:09 07-07-2018 Ligji për teatrin, Kryemadhi shpërthen ndaj Ramës: Ky vendim antikombëtar do të ketë kurbanin e tij një ditë

Pas miratimit të ligjit për shembjen e teatrit, ka reaguar kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e cila shprehet se Rama heshti dje gjatë 12 orëve sepse frika për vendimin e prishjes së teatrit është më e fortë se dëshira për tju kundërvënë opozitës.

 

“Heshti sepse më mirë se të gjithë kukullat e tij ai e di se ky vendim antikombëtar do të ketë kurbanin e tij një ditë.

Dhe ai që ka bërë kurban shokë e bashkëpunëtorë i trembet më shumë se të gjithë forcës së ligjit, që dje e sot mungoi, por një ditë do të rëndojë mbi të gjjthë ata që me votën e tyre shkatërruan njërën nga pak vlerat e kulturës dhe qytetarisë që kanë mbetur në Tiranë”, shkruan Kryemadhi.

Postimi i plotë:

Edi Rama heshti dje përgjatë 12 orëve të seancës në parlament. Heshti sepse frika për vendimin e prishjes së teatrit është më e fortë se dëshira për t’ju kundërvënë opozitës. Heshti sepse më mirë se të gjithë kukullat e tij ai e di se ky vendim antikombëtar do të ketë kurbanin e tij një ditë.

Dhe ai që ka bërë kurban shokë e bashkëpunëtorë i trembet më shumë se të gjithë forcës së ligjit, që dje e sot mungoi, por një ditë do të rëndojë mbi të gjjthë ata që me votën e tyre shkatërruan njërën nga pak vlerat e kulturës dhe qytetarisë që kanë mbetur në Tiranë.

Edi rama heshti dje në parlament me shpresën se nuk do të regjistrohet në procesverbalet e parlamentit si njeriu që ideoi dhe zbatoi shkatërrimin e Teatrit Kombëtar, duke harruar se sado të fshihet pas gishtit, sot të gjjthë shqiptarët e kanë të qartë se përgjegjësia është vetëm e tij.

Sikunder është e qarte se qytetarët do t’a mbrojnë teatrin me çdo kusht, me çdo formë e me çdo mënyrë.

Asgjë nuk e shpëton Edi Ramën nga përgjegjësia për shkatërrimin e teatrit, sikundër asnjë forcë shtetërore, policore apo fadrome nuk do mund të prishë Teatrin Kombëtar!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.10267305374146
array(1) { ["section"]=> string(113) "ligji-per-teatrin-kryemadhi-shperthen-ndaj-rames-ky-vendim-antikombetar-do-te-kete-kurbanin-e-tij-nje-dite-127055" }