Ligji për teatrin, Tabaku: PD do përdorë çdo rrugë ligjore për ta ndalur

Publikuar tek: barometri, më 07:36 08-07-2018 Ligji për teatrin, Tabaku: PD do përdorë çdo rrugë ligjore për ta ndalur

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ditën e sotme ishte e ftuar në emisionin “Kjo Javë”, me gazetaren Nisida Tufa.

 

Tabaku komentoi ligjin e miratuar ditën e enjte në Parlament, për shembjen e Teatrit, ndërkohë foli edhe për propozimin që i është bërë opozitës, për të djegur mandatet kundër këtij ligji.

Tabaku u shpreh se PD do të përdorë çdo rrugë ligjore për të ndalur shembjen e Teatrit. Sakaq, theksoi se qeveria ka gati kontratën dhe prishja e Teatrit mund të fillojë brenda verës.

“Deputeti Vangjel Tavo rezulton në votim, ndërkohë që nuk ishte i pranishëm në atë seancë. Në një parlament tjetër demokratik, ai ligj do të ishte bërë nul. Por kjo gjë nuk ndodh në Shqipëri. javën tjetër ata do të avancojnë me vendimin.

Në dijeninë tonë ata e kanë kontratën gati, dhe nuk është çudi që brenda verës të fillojë puna për prishjen e Teatrit”, tha Tabaku.”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033915042877197
array(1) { ["section"]=> string(77) "ligji-per-teatrin-tabaku-pd-do-perdore-cdo-rruge-ligjore-per-ta-ndalur-127151" }