Ligji për turizmin përplas PD dhe PS në komision, Ruli: Ka probleme, nuk e votojmë të hënën në Kuvend

Publikuar tek: politike, më 11:10 24-07-2015 Ligji për turizmin përplas PD dhe PS në komision, Ruli: Ka probleme, nuk e votojmë të hënën në Kuvend

Deputetët e PD-së dhe PS-së janë përfshirë në debate mes tyre në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, për projektligjin e turizmit.

Nënkryetari i këtij komisioni, Genc Ruli e ka konsideruar të panevojshme mbledhjen e sotme, pasi ishte rënë dakort që ligji të votohej në shtator në Kuvend dhe jo ditën e hënë siç është planifikuar. PS ka refuzuar gjithashtu kërkesën e opozitës për ta zhvilluar këtë mbledhje me dyer të hapura, ndërsa Ruli është shprehur se PD nuk do e votojë të hënën në Kuvend këtë ligj.

Sipas deputetit demokrat, ligji për turizmin ka shumë probleme dhe është dashur më shumë kohë për diskutimin e tij. Ai tha se opozita do t’i bëjë të ditura vërejtjet e saj gjatë seancës plenare

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama mbledh deputetët në Surrel. Zbardhen batuatat e kryeministrit me socialistët, Blushi dhe ministrat e LSI nuk ishin të pranishëm
Të gjithë në Jalë për kamping: Rama, Tahiri, Majko...me FRESH-istët (FOTOT) »
Article Logic
Execution time: 0.02361798286438
array(1) { ["section"]=> string(104) "ligji-per-turizmin-perplas-pd-dhe-ps-ne-komision-ruli-ka-probleme-nuk-e-votojme-te-henen-ne-kuvend-16888" }