Ligji “seksi” i Arsimit të Lartë, në ndihmë të privatit

Publikuar tek: analiza-komente, më 14:15 03-04-2015 Ligji “seksi” i Arsimit të Lartë, në ndihmë të privatit

Ligji i turpshëm për arsimin e lartë i sapomiratuar nga qeveria është një akt thellësisht klientelist dhe ligjërimi i kalimit të parave të taksapaguesve tek xhepat e pronarëve të universiteteve private (shumë prej të cilëve madje jane të huaj). Sipas ligjit, këto universitete private, në një moment magjik kryeministror, do shndërrohen me vetëm një firmë të Kryeministrit në universitete “publike” dhe nga ky moment do fillojnë të përfitojnë fonde nga buxheti i shtetit pothuajse njësoj si universitetet aktuale publike. Ndërkohë, edhe pas “transformimit” magjik këto universitete, gjoja publike, do menaxhohen financiarisht dhe, praktikisht, në çdo aspekt tjetër në mënyrë private nga pronarët aktuale, të cilët pas “transformimit” do të quhen “themelues” e do kenë të njëjtin pushtet që kanë edhe sot.

Ky lloj institucioni arsimor që prodhon ligji do jetë institucion unik botëror, i pangjashëm, i paimagjinuar dhe i padëgjuar ndonjëherë në historinë mbi 2200 vjeçare të arsimit formal në botë.

Ligji, në fakt vendos një sërë rekordesh dhe precedentësh botërore. Kështu:

• (Sikurse u tha me sipër) Për herë të parë në botë, një lloj institucioni krejtësisht privat nga çdo pikëpamje pronësore, administrimi, llogaridhënie, transparencë etj, do të quhet, e trajtohet si institucion publik.

• Për herë të parë në botë, një qeveri do të trajtojë pothuajse njësoj financiarisht edhe institucionet publike edhe ato private (tashmë gjoja publike), praktikisht duke kaluar paratë publike tek xhepat dhe interesat private të pronarëve (tashmë të quajtur themelues).

• Për herë të parë në botë, paratë e taksapaguesve do të shkojnë për të financuar më para grant studentë të universiteteve private (tashme gjoja publike).

• Për herë të parë në botë, studimet e doktoraturës do të klasifikohen, trajtohen dhe financohen si projekte kërkimore-shkencore.

• Për herë të parë në botë, studentët e doktoraturës do të aplikojnë dhe marrin grante direkt nga qeveria e me përzgjedhje të qeverisë.

• Për herë të parë në botë, qeveria do të bëjë vlerësimin dhe rankimin e universiteteve.

• Per herë të parë në botë, qeveria do të bëjë vlerësimin dhe rankimin e cilësisë së kërkimit shkencor dhe departamenteve përkatëse.

• Si askund në botë, qeveria do të bëjë direkt akreditimin e universiteteve.

Kjo parodi klienteliste-korruptive-etatiste (e vetëemëruar me termin seksi dhe mashtrues “reformë anglo-saksione në arsim”) po i shet publikut gënjeshtrën e madhe se pronarët aktuale do të heqin dorë me dëshirën e tyre nga pronësia mbi pasuritë e patundshme të universiteteve (miliona euro) dhe nga fitimet aktuale (miliona euro) për të mirën e publikut. Kulmi i parodisë është që autorët, lobuesit dhe mbështetësit më të mëdhenj të ligjit kanë qenë disa pronarë universitetesh private.

Kjo parodi klienteliste-etatiste-google-iste i vendos universitetet publike nën kontrollin total dhe të ashpër të qeverisë dhe nuk trajton asnjë nga problemet kryesore me të cilat ndeshet arsimi i lartë, përfshi cilësinë e dobët, korrupsionin, mungesën e infrastrukturës, fiktivitetin, personelin e dobët akademik, mungesën totale të aftësive dhe kapaciteteve për kërkim të vërtetë shkencor, etj. Kjo aferë klienteliste-etatiste e shndërron qeverinë në një tip fondacioni që jep fonde për aplikime projektesh për këdo që iu teket burokratëve dhe qeveritarëve të mbështesin me paratë e taksapaguesve.

Marrë nga profili në ''Facebook''

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0078890323638916
array(1) { ["section"]=> string(57) "ligji-seksi-i-arsimit-te-larte-ne-ndihme-te-privatit-7733" }