Lila dhe Balaj në konferencë: Respekte për Rumaninë, por kjo është ndeshja jonë

Publikuar tek: sport, më 16:53 17-06-2016 Lila dhe Balaj në konferencë: Respekte për Rumaninë, por kjo është ndeshja jonë

Shpresat e djemve të kombëtares për të qëndruar sa më gjatë në Kampionatin Europian nuk janë shuar. Në një konferencë për media, mbrojtësi Andi Lila dhe sulmuesi Bekim Balaj, shprehën besimin e tyre për fitore ndaj Rumanisë.

“Asnjë ndeshje nuk i ngjan tjerës, të treja ndeshjet janë të veçanta. Ne kemi ëndrrën tonë për të vazhduar përpara dhe për të lënë gjurmë. Kam shumë besim që do lëmë gjurmë. Të bëjmë surprizën e madhe. Për Rumaninë shumë respekt por unë kam shumë besim që kjo është ndeshja jonë”, u shpreh Lila.

Prezenca e Balaj në konferencë ndoshta është shenjë e aktivizimit të tij në ndeshjen vendimtae kundër Rumanisë. Sulmuesi nuk ka debutuar ende në Kampionatin Europian, por shpreson se do të ketë shansin e tij në ndeshjen me Rumaninë.

As nuk dua ta mendoj Europianin pa u aktivuzuar por kemi edhe një ndeshje përpara shpresoj që të kem shansin tim në këtë Europian. Kemi bërë dy paraqitje të mira, pavarësisht se nuk kemi arritur të marrim asnjë pikë. Gjithsesi do të provojmë të marrim pikë me Rumaninë kështu që skemi pse ndihemi të zhgënjyer.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Euro 2016, përfundon ndeshja Itali-Suedi, Eder kualifikon Italinë
Rumani - Shqipëri, ja kë favorizojnë kompanitë e basteve »
Article Logic
Execution time: 0.021449089050293
array(1) { ["section"]=> string(83) "lila-dhe-balaj-ne-konference-respekte-per-rumanine-por-kjo-eshte-ndeshja-jone-43837" }