Lila feston golin me “shqiponjën” dhe falet në fushë, tërbohen grekët

Publikuar tek: foto-e-dites, më 09:10 28-09-2015 Lila feston golin me “shqiponjën” dhe falet në fushë, tërbohen grekët

Ndeshja mes Olympiakosit dhe Pas Janinës ka përfunduar me rezultatin 5-1, ndërsa goli i vetëm për miqtë u shënua nga futbollisti shqiptar Andi Lila. Lila e ka festuar këtë gol duke formuar me duar “shqiponjën” dhe më pas është ulur në tokë dhe është falur, veprime këto që kanë irrituar në maksimum tifozerinë greke në stadium. I gjithë stadiumi reagoi kundër Lilës dhe festimeve të tij. Mediat greke e kanë konsideruar “shqiponjën” e formuar me duar nga Lila, si simbol të “Shqipërisë së madhe”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.16115808486938
array(1) { ["section"]=> string(72) "lila-feston-golin-me-shqiponjen-dhe-falet-ne-fushe-terbohen-greket-21802" }