Lila feston golin me “shqiponjën” dhe falet në fushë, tërbohen grekët (Foto+Video)

Publikuar tek: sport, më 21:42 26-09-2015

Ndeshja mes Olympiakosit dhe Pas Janinës ka përfunduar me rezultatin 5-1, ndërsa goli i vetëm për miqtë u shënua nga futbollisti shqiptar Andi Lila.

Lila e ka festuar këtë gol duke formuar me duar “shqiponjën” dhe më pas është ulur në tokë dhe është falur, veprime këto që kanë irrituar në maksimum tifozerinë greke në stadium. Në video dëgjohet sesi i gjithë stadiumi reagon kundër Lilës dhe festimeve të tij.

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare është përballur në këtë ndeshje me Pajtim Kasamin, futbollist me origjinë shqiptare por që luan me Përfaqësuesen e Zvicrës. Një vit më parë Kasami festoi në njejtën mënyrë si Lila golin e shënuar në Champions League kundër Juventusit, por edhe ai u sulmua nga tifozët e tij.

Mediat greke e kanë konsideruar “shqiponjën” e formuar me duar nga Lila, si simbol të “Shqipërisë së madhe”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Elbasan Arena” i kompletuar për ndeshjen Shqipëri-Serbi (Foto)
Me biletat e ndeshjes Shqipëri-Serbi bëhet nami në internet, shiten deri në 300 euro »
Article Logic
Execution time: 0.30283403396606
array(1) { ["section"]=> string(83) "lila-feston-golin-me-shqiponjen-dhe-falet-ne-fushe-terbohen-greket-foto-video-21730" }