Liljana Elmazi në Kuvend: Iu plasi tullumbacja e pushtetit me para droge që mbajnë erë gjaku

Publikuar tek: politike, më 12:13 09-04-2015 Liljana Elmazi në Kuvend: Iu plasi tullumbacja e pushtetit me para droge që mbajnë erë gjaku Liljana Elmazi

Deputetja e PD-së Liljana Elmazi ka sulmuar në Kuvend qeverinë shqiptare dhe maxhorancën në tërësi, duke deklaruar se u ka ‘’plasur tullumbacja’’ e pushtetit, mbushur me njerëz me para që vijnë erë droge, prostitucion dhe erë gjaku. Sipas saj këta njerëz janë edhe në Parlament.

“Ne nuk jemi për faktin që ju të mbuloni gropën duke u vënë shqiptarëve lakun në fyut. Na e thëna në të bërë ka në mes një det të tërë. Kur nuk mban fjalën qeveria quhet gënjeshtare. Iu shtuan ata me para që e frynë tullumbacen e pushtetit, që u plasi në dorë, vinin erë droge, e prostitucioni dhe erë gjaku nga lufta e bandave rivale. Sot shqiptarët dhe ndërkombëtarët janë me ne. Sot krimi ka depërtuar thellë, madje edhe në këtë parlament”, deklaroi Elmazi.

Elmazi sulmoi qeverinë edhe në rastin e gradimit të drejtorëve, që sipas saj ka bërë PS-ja. “Ju ata që vjedhin 1 milion e 600 mijë lekë jo vetëm nuk e fusni në burg por e bëni drejtor. Ne mbrojmë të varfërit, ju hajdutët në vend t’i dënoni I gradoni. Ju përballjen e radhës nuk e keni me ne, por me popullin.”, deklaroi deputetja Elmazi.

Sipas deputetes demokrate, qeveria ka 2 vjet që nuk ka bërë asgjë për shqiptarët.

“Për 2 vite me radhë nuk bëtë asgjë për shqiptarët, vetëm për veten dhe klientelën. Sot po u merrni shpirtin. Shqiptarët po e kuptojnë se varfëria ka një qeverisje të paaftë për të prodhuar zhvillim. S’kanë punë, listat e borxheve nuk mbajnë më, nuk paguajnë dot bukën, arsimin e fëmijëve, ilaçet. Më të dobëtit shkojnë drejt vetflijimit. Sot kanë më pak drita, por paguajnë më shumë. Nuk thoni asnjë fjalë për 600 mln euro që iu falën kompanisë CEZ. Kjo është makutëri në taksat e shqiptarëve. Keni një përmirësim në lidhje me arkëtimet, këtë e ka thënë edhe FMN, por përveç faturës individëve shqiptarë iu duhet të paguajnë një faturë tjetër.”, u shpreh deputetja.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PDK e Mark Frrokut e regjistruar në zgjedhjet e 21 qershorit, në koalicion me PS
Gjiknuri: Ulja e energjisë kur të stabilizohet sektori. Paraardhësit e mi e zhytën në kolaps »
Article Logic
Execution time: 0.53919506072998
array(1) { ["section"]=> string(96) "liljana-elmazi-ne-kuvend-iu-plasi-tullumbacja-e-pushtetit-me-para-droge-qe-mbajne-ere-gjaku-8240" }