“Lill apo lidh?”, gafa e kryebashkiakut të Durrësit që të vret veshin (Video)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:22 07-09-2016

Kryebashkiakët në Shqipëri bëhen objekt lajmesh të këqija, jo për shkak të negativitetit të medias, por sepse gafat që bëjnë, vendimet që marrin apo veprimet skandaloze, s’mund t’ia lejojmë vetes të na shpëtojnë.

Fjalori i varfër dhe me shumë gabime i këtyre kryebashkiakëve është një tjetër arsye që shpesh herë ata bëhen objekt diskutimesh dhe humori në media e rrjete sociale.

Rasti i fundit është ky i kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dakos, i cili planifikon “të lillë” sheshin “Pranvera” me zonën e Currilave. Mënyra se si Dako e thekson këtë fjalë gabim është shumë bezdisëse për veshin dhe nuk mund ta kalosh pa bërë një vërejtje.

Ajo që u kërkohet këtyre kryebashkiakëve është që të paktën, kur janë përpara kamerave të mundohen të përdorin një gjuhë sa më standarde.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Torta e vajzës me logon e PS, reagon Elisa Spiropali dhe zbulon një fakt edhe më qesharak
Aktorja që imiton drejtoreshën e Tatimeve në ‘’Portokalli’’ me look të ri (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.019932985305786
array(1) { ["section"]=> string(77) "lill-apo-lidh-gafa-e-kryebashkiakut-te-durresit-qe-te-vret-veshin-video-52213" }