Lindsay Lohan po bëhet myslimane

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 16:43 21-04-2016 Lindsay Lohan po bëhet myslimane

Aktorja amerikane Lindsay Lohan është duke përjetuar një rizgjim spiritual duke studiuar islamin.

“Unë jam një person shumë spiritual dhe jam shumë e hapur për të mësuar gjëra të reja”, ka thënë aktorja e lindur katolike në një intervistë lidhur me islamin për “The Sun”.

29 vjeçarja e cila u fotografua teksa mbante një Kuran në dorë, tha se teksti flet më shumë se çfarë janë detyruar njerëzit të besojnë. “Amerika e ka portretizuar mbajtjen e Kuranit në mënyrë shumë të ndryshme nga çfarë është aktualisht”, tha ajo duke shpjeguar se nuk e ka përfunduar ende së lexuari.

“Unë nuk kam kam mbaruar së lexuari Kuranin, e dini sa kohë duhet për ta mbaruar? Shumë kohë”, tha aktorja.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023909091949463
array(1) { ["section"]=> string(38) "lindsay-lohan-po-behet-myslimane-38281" }