Linja e interkonjeksionit Shqiperi-Maqedoni , OST firmos marrëveshje me konsulentin gjerman

Publikuar tek: ekonomi, më 12:30 12-01-2018 Linja e interkonjeksionit Shqiperi-Maqedoni , OST firmos marrëveshje me konsulentin gjerman

Ditën e sotme u nënshkrua kontrata me konsulentin gjerman “ Fichtner GmbH dhe Co. KG “ për shërbimin e kunsulencës mbi projektin e Linjës së interkonjeksionit 400 kV Shqipëri-Maqedoni, Elbasan – Fier si dhe zgjerimi i nënstacioneve Elbasan 2 dhe Fier.

Afatet e parashikuara, janë përkatësisht 12 muaj për fazën A (përgatitje projektit dhe tenderimi i zbatimit të projektit ) dhe 24 muaj për Fazën B (zbatimi dhe komisionimi i projektit).

Financimi i këtij projekti është siguruar nga Bashkëpunimi Gjerman Shqiptar i Zhvillimit, ku Qeveria Gjermane, tashmë ka angazhuar fonde për një kredi të zhvillimit deri në 50 milion Euro për Qeverinë e Shqipërisë.

Përveç kësaj, për të mbuluar financimin e plotë të projektit, eshte vene në dispozicion një grant nga ËBIF prej 13,720,000.00 Euro.

Gjithashtu, rreth 1,131,000.00 Euro, janë angazhuar nga WBIF dhe Bashkëpunimi për Zhvillim Gjermano Shqiptar, fonde te cilat do të përdoren për përgatitjen e dizajnit kryesor.

Më shumë në këtë kategori: « Çmimet e elektroshtëpiakeve për festat e fundvitit, zbulohet mashtrimi i 'ofertave'
»
Article Logic
Execution time: 0.02183985710144
array(1) { ["section"]=> string(96) "linja-e-interkonjeksionit-shqiperi-maqedoni-ost-firmos-marreveshje-me-konsulentin-gjerman-106310" }