Linjë ajrore direkte Budapest-Tiranë

Publikuar tek: ekonomi, më 14:30 10-06-2016 Linjë ajrore direkte Budapest-Tiranë

Gjatë Ministerialit në Ningbo mes vendeve të Evropës Qendrore e Lindore dhe Kinës, Ministrja  e Zhvillimit  Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi zhvilloi një takim bilateral me Ministrin e Jashtëm dhe të Tregtisë të Hungarisë, z. Peter Szijjarto. Gjatë takimit të kërkuar paraprakisht nga pala hungareze, Ministri Szijjarto vuri theksin mbi integrimin evropian të Shqipërisë dhe u zotua për ndihmën e Hungarisë në përshpejtimin e procedurave të aderimit.

Ministri Szijjarto propozoi vënien në dispozicion të një eksperti hungarez, i cili do të ofronte asistencë teknike në fazën paraprake të çeljes së negociatave, për plotësimin e kërkesave  të “Aquis Communautaire” për shatë kapitujt e parë, që kanë lidhje me ekonominë dhe sipërmarrjen.

Ai njoftoi se, në korrik do të çelet në Tiranë një Zyrë Përfaqësimi për tregtinë, e cila do të ketë për qëllim të promovojë bashkëpunimin mes SME-ve shqiptare dhe hungareze.

Në takim, ministri Szijjarto u shpreh se “pala hungareze e konsideron të rëndësishme çeljen e një zyre të tillë, pas tendencës pozitive të rritjes së shkëmbimeve tregtare mes Shqipërisë dhe Hungarisë, ku vetëm gjatë muajve të parë të këtij viti ato u rritën me 26%”.

Ministri Szijjarto njoftoi po ashtu se, brenda kësaj vjeshte, kompania ajrore Hungareze Wizzair do të nisë fluturimet direkte midis Tiranës dhe Budapestit. Ministri u shpreh se, Hungaria është e interesuar për të ofruar asistencë teknike në hartimin dhe zbatimin e projekteve konkrete në fushën e menaxhimit të ujërave, nisur nga përvoja e gjatë që Hungaria ka në këtë fushë. Gjithashtu, shprehu fuqimisht interesin e Hungarisë për t’u përfshirë në ndërtimin e linjës së interkonjeksionit mes Manastirit dhe Elbasanit. Për këtë, Banka hungareze EXIM do të ofronte dhe mbështetje financiare, bankë kjo nën varësinë e institucionit që ai drejton.

Ministrja Ekonomi falënderoi qeverinë e Hungarisë për asistencën e dhënë deri me tani në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE, duke shprehur gatishmërinë për të mirëpritur asistencën teknike në çështjet e negocimit. U vlerësua mundësia e një asistence teknike për çështjet e ndihmës shtetërore dhe të mbrojtjes së konsumatorit.

Në takim u theksua  gjithashtu se, shkëmbimet tregtare mes dy vendeve tona nuk janë në nivele të larta,  por janë të qëndrueshme,  ndërkohë që ekzistojnë mundësi mjaft të mëdha për zgjerimin e tyre. Shqipëria e sheh me pozitivitet mundësinë e bashkëpunimit me Hungarinë në fushën e menaxhimit të ujërave dhe e mirëpret atë Për këtë, aktualisht ekziston një mundësi konkrete në Bashkinë e Tiranës, e cila është duke zbatuar një plan për zhvillimin dhe zgjerimin e kryeqytetit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.26313805580139
array(1) { ["section"]=> string(42) "linje-ajrore-direkte-budapest-tirane-43087" }