Linjë ajrore direkte mes Tiranës dhe Budapestit, presidenti hungarez konfirmon në takimin me Nishanin

Publikuar tek: politike, më 18:59 05-04-2016 Linjë ajrore direkte mes Tiranës dhe Budapestit, presidenti hungarez konfirmon në takimin me Nishanin

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i uroi sot mirëseardhjen në Shqipëri me një ceremoni zyrtare Presidentit të Republikës së Hungarisë, János Áder, i cili po zhvillon një vizitë shtetërore dy ditore në vendin tonë me ftesë të Kreut të Shtetit shqiptar.

Pas ceremonisë së mirëseardhjes dhe ekzekutimit të himneve të të dy shteteve, Presidenti Nishani dhe Presidenti Áder, të shoqëruar nga delegacionet përkatëse, zhvilluan bisedimet zyrtare, ku vlerësuan marrëdhëniet historike e të shkëlqyera mes dy vendeve si në nivel dypalësh ashtu edhe në nivel rajonal e shumëpalësh. Një vëmendje e veçantë në këto bisedime iu kushtua procesit të integrimit evropian të Shqipërisë si dhe forcimit e zgjerimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik.

Presidenti Áder ritheksoi vijimin e mbështetjes së plotë të Hungarisë ndaj integrimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian. Ndërsa përsa i përket thellimit të marrëdhënieve, Kreu hungarez i Shtetit bëri me dije vendosjen së shpejti një linje ajrore direkte fluturimi mes Budapestit dhe Tiranës. Po ashtu, në kuadër të protokollit dyvjeçar të arsimit, Hungaria do të ofrojë 20 bursa studimi për të rinjtë shqiptarë.

Në prani të dy Presidentëve, u nënshkrua Programi i Bashkëpunimit në Fushën e Shkencës dhe Arsimit ndërmjet Ministrisë së Burimeve Kombëtare të Hungarisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë nga Ambasadori Antal Heizer si dhe për palën shqiptare, nga Ministrja Lindita Nikolla.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta pret presidentin Ader: Hungaria mik i veçantë, na është gjendur gjithnjë pranë
Reagon Ministria e Brendshme: Ligji për Sigurinë Publike u hartua në bashkëpunim me partnerët »
Article Logic
Execution time: 0.016723155975342
array(1) { ["section"]=> string(106) "linje-ajrore-direkte-mes-tiranes-dhe-budapestit-presidenti-hungarez-konfirmon-ne-takimin-me-nishanin-36911" }