“Liria ekonomike”/ Basha ultimatum qeverisë: Keni kohë deri të enjten për të ndryshuar kurs

Publikuar tek: politike, më 20:16 27-01-2015 “Liria ekonomike”/ Basha ultimatum qeverisë: Keni kohë deri të enjten për të ndryshuar kurs

Nëpërmjet një postimi në facebook, kreu i opozitës Lulzim Basha ka kritikuar qeverinë Rama për rënien me 9 vende të Shqipërisë në raportin e "Heritage Foundation" dhe "Wall Street Journal" mbi liritë ekonomike për vitin 2014.

Sipas Bashës, denoncimet e PD-së në lidhje me korrupsionin, kriminalizimin, cënimin e pronës dhe rritjen e taksave po konfirmohen edhe në raportet ndërkombëtare.

Basha shprehet se imazhi i Shqipërisë është dëmtuar dhe investimet e huaja po largohen për shkak të klimës armiqësore ndaj biznesit.

Kreu i PD-së, i ka dhënë qeverisë afat deri ditën e enjte kur edhe mblidhet Kuvendi, për korrigjimin e kursit duke anulluar rritjen e taksës së qarkullimit dhe duke ulur me 14% çmimin e enrgjisë elektrike, në të kundërt do përballen me shqiptarët.

“Te enjten qeveria ka shansin të nisë korrigjimin e kursit duke anulluar rritjen e taksës së qarkullimit dhe duke ulur me 14 përqind çmimin e energjisë elektrike siç veteë premtoi në fushatë. Në të kundërt do të perballen me forcën e bashkimit të shqiptarëve që refuzojnë të trajtohen si kavje, të mashtrohen, të dhunohen dhe të poshtërohen nga një grusht oligarkësh. Durimit të njerëzve ju ka ardhur fundi”, shprehet Basha.

 

Deklarata e plotë e Bashës:

 

Raporti i vitit 2014 mbi lirite ekonomike ne bote te "Heritage Foundation" dhe "Ëall Street Journal", flet per nje renie te Shqiperise me 9 vende ne hierarkine globale gjate viti qe lame pas.

Po ecet prapa ne vend qe te shkohet perpara. Prej nje viti e gjysme denoncojme rrezikun e perqendrimit te pushtetit politik dhe ekonomik, per korrupsionin, kriminalizimin, cenimin e prones dhe rritjen e taksave. Te gjitha keto i gjejme tani te konfirmuara edhe ne raportet nderkombetare.

Imazhi i vendit eshte demtuar. Investimet e huaja po largohen nga klima armiqesore ndaj biznesit, taksat e rritura, mungesa e konkurences, dhunimi i prones dhe pasiguria ligjore. Goditja e sipermarrjes vendase dhe shkurajimi i investuesve te huaj kane sjelle renien e investimeve ne nivele rekord. Per pasoje mijera shqiptare kane humbur vendet e punes dhe u jane shtuar qindra mijera te tjereve qe kerkojne por nuk gjejne asnje mundesi punesimi. Gjendja ekonomike e njerezve është sot ku thërret qameti. Modeli Rama-Meta i taksave të larta e tarifave të rritura në kohë krize vazhdon t’i varfërojë qytetarët, vazhdon ta zhysë ekonominë.

Nuk mund te jete ndryshe me nje qeveri qe kerkon te kontrolloje gjithcka per vete dhe per klientelen e saj. Kontroll mbi parane, kontroll mbi inisiativen, kontroll mbi median dhe lirite tona. Cdo pseudoreforme synon te kontrolloje, varferoje dhe te rrise varesine. Per keto arsye njerezit sot fitojne me pak, paguajne me shume dhe jetojne me keq. Ky nuk eshte vendi qe enderrojme per veten dhe femijet tane.

Liria ekonomike eshte koncepti qe na diferencon me kete qeveri. Ne jemi forca e lirise ata forca destruktive e kufizimit.

Ekonomia, investimet dhe vendet e punes kerkojne klime miqesore ndaj biznesit, ulje taksash, nje qeveri ne krah te qytetarit jo ne lufte me te, partneritet jo agresion, nje atmosfere pozitive qe cliron energjite kombetare jo arrogance, dhune dhe cinizem shpirtzi.

Nderkohe qe ky realitet i dhimbshem ben thirrje per reflektim dhe ndryshim te menjehershem kursi, shkaktari dhe pergjegjesi numer nje per kete gjendje dyfishon pranine e tij ne ekrane ku si kendez ju kendon sukseseve imagjinare te Shqiperise se tij virtuale.

E ka kot. Nuk mund ta zhurmoje me klithjen qytetare të përkeqësimit. Nuk mund te shuaje zerin e opozites. Nuk mund ti fshehe konstatimet e perditshme te perkeqesimit nga institucionet nderkombetare. Zeri i qytetarëve, zëri i së vertetës po ngrihet cdo dite e me i forte. Ashtu si dje ne protesten kombetare kunder cmimit te karburantit ne do te jemi ne krah te interesave te qytetareve, ne balle te protestave te tyre.

Te enjten qeveria ka shansin te nise korrigjimin e kursit duke anulluar rritjen e takses se qarkullimit dhe duke ulur me 14 perqind cmimin e energjise elektrike sic vete premtoi ne fushate. Ne te kundert do te perballen me forcen e bashkimit te shqiptareve qe refuzojne te trajtohen si kavje, te mashtrohen, te dhunohen dhe te poshterohen nga nje grusht oligarkesh. Durimit te njerezve ju ka ardhur fundi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Korrupsioni, BE: Në Shqipëri duhen institucione me integritet
Qeveria e re greke, Doda: Asnjë grua mos ta votojë këtë taleban »
Article Logic
Execution time: 0.014622926712036
array(1) { ["section"]=> string(92) "liria-ekonomike-basha-ultimatum-qeverise-keni-kohe-deri-te-enjten-per-te-ndryshuar-kurs-1654" }