Lirimi i Arben Frrokut/ Berisha: Rama - Meta vrasin për së dyti komisarin Lamaj

Publikuar tek: politike, më 18:09 03-04-2015 Lirimi i Arben Frrokut/ Berisha: Rama - Meta vrasin për së dyti komisarin Lamaj

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për të liruar nga akuza për vrasjen e kryekomisarit, Arben Frrokun.

Një vrasje për së dyti të Dritan Lamajt nga kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit Ilir Meta, e ka konsideruar Berisha vendimin e Gjykatës, duke shtuar se ky vendim është në emër të marrëveshjes për ndryshimin e dëshmisë kyçe të deputetit Mark Frroku në çështjen “Doshi”.

Ish-kryeministri shprehet se vendimi i sotëm është goditja më e rëndë që i është bërë traditës serioze të Gjykatës së Krimeve të Rënda, ndërsa thekson se drejtësia ndodhet në gijotinën e pushtetit të krimit.

Lexo edhe:

Pafajësia e Arben Frrokut/ PD: E motivuar politikisht nga dyshja Rama-Meta

Vrasja e Komisar Lamajt, shpallet i pafajshëm Arben Frroku

Juristët: Ç’ndodh po të dorëhiqet Marku nga deputet, për t’ia lënë vendin Arben Frrokut, precedentët


Deklarata e plotë e Berishës:

Rama - Meta vrasin për së dyti komisarin Lamaj. Marrëveshja e tyre me Mark Frrokun lë pa autor vrasjen e komisarit!!

Të dashur miq, sot një trup gjykatësish liroi si të pafajshëm në sallën e gjygjit Arben Frrokun, i akuzuar për vrasjen e komisarit Lame, pas një procesi që zgjati mbi 13 muaj. Pa dashur të ndërhyj në vendimin e Gjykatës por ky vendim më shumë se në emër të popullit apo Republikës, duket si vendim në emër të marrëveshjes me të cilin u shpërblye ndryshimi i dëshmisë kyçe të Mark Frrokut, dëshmitarit më kyç në dosjen Doshi.

Gjithçka në këtë proces dukej se po shkonte drejt këtij vendimi, të cilin nuk e besojnë as ata që e kanë dhënë. Shqiptarët mbajnë mend mirë se si shtyheshin seancat kyçe të procesit duke kërcënuar me jetë dëshmitarin okular që pa me sytë e tij vrasësin tek i derdhte breshërinë viktimës ose se si i dërgonin familjarët e të akuzuarit për të kërcënuar atë me jetë për dëshminë e tij në vendin më të fshehtë ku e kishte strehuar vet Policia.

Vetëm një muaj më parë u rrëmbye në Fushë Krujë nga banda e qeverisë dhe u zhduk pa nam e nishan, E. Stafuka, ai ishte njeru që gjeti makinën me të cilën u krye vrasja e komisarit Lamaj. Të gjitha këto zhvillime që paraprinë vendimin, dëshmojnë se ky ishte më shumë një vendim alla Troc, apo vendim jo në emër të ligjit por të kodit të mafies, marrëveshjes Rama - Meta - Frroku. Kjo është goditja më e rënde ndaj traditës serioze të Gjykatës së Krimeve të Rënda, dëshmi e peshës së tmerrshme të pushtetit të krimit mbi drejtësinë.

Së shpejti dhe Frroku tjetër do lirohet. Thuhet se në një mesazh që Rama i ka shkruar atij i thotë se pret me padurim lirimin e tij e për të darkuar së bashku me të gjithë familjarët e tij. Drejtësia në gijotinën e pushtetit te krimit!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pafajësia e Arben Frrokut/ PD: E motivuar politikisht nga dyshja Rama-Meta
PKD e Frrokut thirrje PD-së: Tregoni vetëpërmbajtje dhe respekt »
Article Logic
Execution time: 0.045451879501343
array(1) { ["section"]=> string(80) "lirimi-i-arben-frrokut-berisha-rama-meta-vrasin-per-se-dyti-komisarin-lamaj-7766" }