Lirimi i Domart Konjarit, Ylli Manjani i kërkon ndjesë publike qeverisë franceze për vendimin e Gjykatës

Publikuar tek: politike, më 16:33 18-03-2016 Lirimi i Domart Konjarit, Ylli Manjani i kërkon ndjesë publike qeverisë franceze për vendimin e Gjykatës

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i ka kërkuar ndjesë publike autoriteteve franceze pas vendimit të Gjykatës për lirimin e Domart Konjarit, anëtar i bandës së rrugës “Bardhyl”, i kërkuar nga autoritetet franceze për trafik droge dhe i akuzuar për përfshirjen në 8 vrasje.

Ministri i Drejtësisë Yllim Manjani u shpreh se ka biseduar me ministrin e Brendshëm dhe Prokurorin e Përgjithshëm për këtë çështje, dhe se do të urdhërojë inspektim menjëherë për çështjen.

“Do gjejmë një zgjidhje që të rregullohet gafa e gjykatës shqiptare. Standarti i drejtësisë franceze është më i lartë se i yni. Do bëjmë çdo gjë për të rivendosur autoritetin e vendimeve gjyqësore franceze”, ka thënë Manjani.

Në letrën e ambasadës franceze thuhej se Franca ka harxhuar mijra orë punë dhe miliona euro për të hetuar dhe dënuar rrjetin e trafikut të kokainës ku bënte pjesë Konjari dhe lirimi i tij nga burgu çon dëm të gjithë këtë investim.

Domart Konjari u lirua nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda me arsyetimin e shkeljes proceduriale, por që u kundërshtua nga Prokuroria.  42 vjeçari Konjari ishte arrestuar për akuzën e falsifikimit të dokumenteve dhe korrupsionit, por gjithë kohës së qëndrimit në burg ka ardhur dosja e dënimit të Konjarit nga Franca ku është dënuar me 10 vjet burg.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha takon kongresmenin amerikan, me vete Selamin, Tabakun, Strazimirin dhe Mediun
Meta drekë me komisionerin e BE-së, Avramopoulos: Mirënjohje për gatishmërinë e autoriteteve shqiptare për refugjatët »
Article Logic
Execution time: 0.020456075668335
array(1) { ["section"]=> string(109) "lirimi-i-domart-konjarit-ylli-manjani-i-kerkon-ndjese-publike-qeverise-franceze-per-vendimin-e-gjykates-35436" }