Lirohen 13 protestuesit e PD: Ç’të themi? U arrestuam se shkelëm barin?!

Publikuar tek: politike, më 18:22 30-03-2016 Lirohen 13 protestuesit e PD: Ç’të themi? U arrestuam se shkelëm barin?!

Lirohen 13 protestuesit e Partisë Demokratike që u arrestuan dy ditë më parë te Liqeni Artificial. Ata kanë dalë jashtë duke u pritur me brohorima e duartrokitje. Të bindur janë shprehur se s’kanë ndërmend të ndalin protestat e tyre.

Çfarë deklaruan për median disa nga protestuesit fill pas lirimit:

  • “Unë ndodha atje për të kërkuar të drejtën e lirisë, lirinë time për të protestuar, unë do jem këtu në çdo kohë. “
  • “Ç’a të them unë në Lezhë? Që shkela barin e Liqenit Artificial e u dënova?!! Ky është kulmi.”
  • “Kjo është qeveria e krimit, që arreston 16 vjeçarë si puna ime”
  • “Këtu kemi të bëjmë me rilindjen e diktaturës me në krye Edi Ramën që dalin të protestojmë për të mirën e kombit, na merr na arreston e na nxjerr para gjykatës.”
  • “Të burgosur politik në 2016-ën, kështu do ta quaja veten. Ne nuk do dorëzohemi, jo betonizimit, nuk do ndalojmë “.

Ndaj 13 protestuesve u mor masa e sigurisë “detyrim paraqitje”. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbardhet takimi Meta-Hahn, reforma në drejtësi parakusht për hapjen e negociatave për anëtarësim
Bushati takohet në Durrës me homologët e Maqedonisë dhe Çekisë »
Article Logic
Execution time: 0.029882192611694
array(1) { ["section"]=> string(74) "lirohen-13-protestuesit-e-pd-c-te-themi-u-arrestuam-se-shkelem-barin-36433" }