Lirohen 720 të burgosur shqiptarë, ja cilët do amnistohen

Publikuar tek: politike, më 08:31 19-12-2015 Lirohen 720 të burgosur shqiptarë, ja cilët do amnistohen

Kalon në Kuvend, në Komisionin e Ligjeve dhe të Sigurisë projektligji për dhënien e amnistisë. Plot 720 të dënuar propozohen të lirohen. Ata që do të përfitojnë do të jenë të dënuarit me vendim të formës së prerë.

Projektligji është propozuar nga Ministria e Drejtësisë, për të dënuarit me vepra të lehta deri në 2 vite burg dhe për dënime të dhëna deri në datën 30 nëntor 2015. Ylli Manjani, ministri i Drejtësisë çon në Kuvend propozimin, pas shqetësimit të shprehur për mbipopullimin e burgjeve dhe me rastin e festive të fundvitit.

Amnistia, siç raporton Panorama do të aplikohet edhe për të dënuarat femra që janë  mbi 50 vjeç dhe të dënuarit me gjobë. Për gratë do ulen 1.5 vite, kurse për burrat 1 vit ulje dënimi, për vepra penale ndaluese.

Nuk përfitojnë të dënuarit për krime ndaj njerëzimit, vrasje me dashje, krime seksuale, për vepra penale ndaj fëmijëve, të rrezikshmit për shoqërinë, krime ekonomike dhe cënim të zgjedhjeve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Surprizon Topalli: Berishën e kundërshtoja, Bashës s’i ktheja SMS për takimet
Elvira Dones e quan Edi Ramën ‘’idiot’’? Ja çfarë shkruan me saktësi »
Article Logic
Execution time: 0.016957998275757
array(1) { ["section"]=> string(62) "lirohen-720-te-burgosur-shqiptare-ja-cilet-do-amnistohen-28122" }