Lista / ISHT çon për revokim licence 40 subjekte të karburanteve

Publikuar tek: ekonomi, më 17:48 28-01-2016 Lista / ISHT çon për revokim licence 40 subjekte të karburanteve

\"Monitor\"

Inspektorati i Shtetëror Teknik dhe industrial ka propozuar revokimin e licencës për 40 subjekte të tregtimit të hidrokarbureve.

Burimet zyrtare nga ISHTI e ka propozuar zyrtarisht revokimin e Licencave, të cilat kanë humbur kushtin e kapacitetit depozitues si detyrim ligjor i përcaktuar.

Ligji përcakton se impiantet e depozitimit të gazit të lëngshëm të naftës duhet të jenë me kapacitet të instaluar 500 m3. Për licencën e llojit “C”. Kapaciteti depozitues duhet të jetë jo më pak se 50 m3 deri në 1000 mijë m3.

Njësitë e shitjes me pakicë duhet se nuk i kanë respektuar kriteret e depozitimit ndaj inspektorati i ka kërkuar ministrisë së l,linjës asaj të Energjetikës që të miratojë revokimin licenca për 40 subjekte në të gjithë vendin.

Më parë subjektet janë gjobitur por nuk kanë reflektuar përmirësimin e infrastrukturës në kriteret e kërkuara. Ligji për ISHTI thotë se në rast se, konstatohet mosmarrja e masave për përmirësimin e shkeljes, përsëritje e shkeljes apo kryerje e një shkeljeje tjetër të ndryshme nga shkelja e parë, masa e gjobës rritet me 50 për qind dhe, nëse subjekti gjobitet për herë të tretë, masa e gjobës dyfishohet. Më pa inspektorati shtetëror përgjegjës ka të drejtë që, paralelisht me aplikimin e gjobës, sipas parashikimeve të vendosë edhe dënimet plotësuese, si më poshtë:

a) bllokimin e përkohshëm të veprimtarisë, por jo më shumë se 90 ditë;

b) propozimin pranë ministrisë përgjegjëse të hidrokarbureve për fillimin e procedurave të heqjes së licencës së koncesionit, licencës së përpunimit, licencës së tregtimit me shumicë apo licencës së tregtimit me pakicë në stacionet e karburanteve apo njësitë e tregtimit të lëndëve djegëse. Ky dënim plotësues merret në rast se subjekti nuk respekton kushtin e bllokimit të përkohshëm të veprimtarisë ose përsërit shkeljen apo kryen një shkelje tjetër. Në këtë rast, vendimi për heqjen e licencës duhet të merret nga organi kompetent jo më vonë se 90 ditë nga data e konstatimit të shkeljes. /Monitor/

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026359796524048
array(1) { ["section"]=> string(68) "lista-isht-con-per-revokim-licence-40-subjekte-te-karburanteve-31179" }