Lista me profesionet, shpallen 1073 vendet të lira pune në administratë (KRITERET)

Publikuar tek: ekonomi, më 10:08 25-01-2018 Lista me profesionet, shpallen 1073 vendet të lira pune në administratë (KRITERET)

Qeveria i ka hapur rrugë dje plotësimit të 1073 pozicioneve vakante në të gjitha ministritë, që nga drejtori i përgjithshëm e deri tek specialisti i thjeshtë. 

Përmes një Vendimi të Këshillit të Ministrave, të miratuar dje, thuhet se 1073 punonjës do të rekrutohen brenda vitit 2018 në të gjitha nivelet e administratës publike. Mësohet se VKM-ja e djeshme i hap rrugë përfshirjes në garë edhe të personave që vijnë nga jashtë shërbimit civil. Një herë në vit, qeveria miraton kuotën e 20 përqindëshit për t’i dhënë mundësi edhe personave të tjerë që plotësojnë kushtet për t’u bërë pjesë e shërbimit civil përmes konkursit, shkruan “Panorama”.

Zakonisht, është Departamenti i Administratës Publike që për çdo vend vakant që krijohet ose e plotëson me njerëzit në listën e pritjes, por që kanë kaluar testimin, ose hap testim të ri për të, por me kushtin që brenda shërbimit civil konkurrohet për të kaluar nga një pozicion më i ulët në një pozicion më të lartë. Vendimi i Qeverisë i jep të drejtë dhe të interesuarve që nuk kanë statusin e punonjësit civil që të konkurrojnë.

Gara hapet për 20 pozicione drejtorësh të nivelit të lartë, të gradës TND, 83 drejtorë të nivelit të mesëm, drejtorë drejtorish, 305 pozicione vakante për shefa sektori dhe 665 pozicione për specialistë. Kriteri bazë është arsimi i lartë, por kategoritë ekzekutive, sipas Vendimit të Qeverisë, përfshijë dhe shkencat juridike, ekonomike, shoqërore e deri te mësuesia.

Qeveria nuk ka bërë publike institucionet e administratës shtetërore ku planifikohen vendet vakante gjatë vitit 2018, ndërsa ato pritet të njihen kur vendimi të botohet në Fletoren Zyrtare. Në shumë raste, konkurset në administratën publike nuk kanë dhënë fitues, duke detyruar DAP-in që të përsërisë konkurset, veçanërisht për drejtues të lartë të institucioneve. Në përputhje me ligjin “Për Nëpunësin Civil”, fillimisht vendi i lirë u ofrohet nëpunësve të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele. Vetëm në rast se nga këto pozicione, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, ato janë të vlefshme për konkurrimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.

Sipas ligjit të ri, konkursi bëhet online dhe ndahet në dy faza: dorëzimin dhe verifikimin e dokumentacionit dhe më pas testimin e aplikantëve. Në përfundim të konkursit, aplikantët që fitojnë, sipas profilit që kanë, zgjedhin vendin e punës dhe jo më drejtuesit e institucioneve duke evituar kështu çdo abuzim.

Capture-20.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019719839096069
array(1) { ["section"]=> string(86) "lista-me-profesionet-shpallen-1073-vendet-te-lira-pune-ne-administrate-kriteret-107840" }