“Lista Panuçi”, vjen me surpriza të mëdha, grumbullohet Memolla ikën Xhaka

Publikuar tek: sport, më 16:37 23-08-2017 “Lista Panuçi”, vjen me surpriza të mëdha, grumbullohet Memolla ikën Xhaka

Trajneri i ri i kombëtares së futbollit Christian Panuçi do të nisë zyrtarisht aventurën e tij në stolin e skuadrës përfaqësuese të Shqipërisë me përballjet kundër Lihteshnejnit dhe Maqedonisë.

Në kuadër të këtyre dy ndeshjeve Panuçi me datë 28 Gusht, pritet të publikojë listën e futbollistëve që do të ftojë. Mësohet se tekniku o kombëtares nuk pritet të bëjë ndryshime të mëdha në listën e lojtarëve, ku kryesisht flitet për një afrim të ri, siç është Hysen Memolla.

Futbollisti 25 vjeçar i lindur në Kavajë por i emigruar që i vogël në Itali po zhvillon paraqitje mjaft të mira me Hajdukun e Splitit, dhe është vlerësuar nga Panuçi i cili ka përgatitur ftesën për të.

Ndërkohë mesohet se me shumë gjasa do të vijojë të qëndrojë jashtë Taulant Xhaka. Mesfushori i Baselit nuk po paguan vetëm largimin demostrativ pas ndeshjes me Italinë, por edhe mungesën e respektit kundrejt Panuçit në momentin kur ky i fundit kërkoi ta takonte pas një ndeshjeje të Baselit. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndeshja “Skënderbeu -Dinamo Zagrebit”, policia blindon stadiumin “Elbasan Arena”
Kapiteni i kombëtares shqiptare kualifikohet në grupet Ligës së Kampioneve »
Article Logic
Execution time: 0.01849889755249
array(1) { ["section"]=> string(76) "lista-panuci-vjen-me-surpriza-te-medha-grumbullohet-memolla-iken-xhaka-89947" }