Liverpool i Klopp prek finalen, rikthehet Sevilla

Publikuar tek: sport, më 22:23 05-05-2016 Liverpool i Klopp prek finalen, rikthehet Sevilla

Vijareali festoi shumë pas fitores 1-0 në vajtje, por Jyrgen Klop e tha para kthimit: Kemi humbur vetëm pjesën e parë.

Pjesa e dytë, ajo në “Anfield”, ishte krejt ndryshe, me “Të Kuqtë” që luajtën një ndeshje të madhe dhe kryen një tjetr përmbysje fantastike, duke triumfuar 3-0.

Gjithçka e lehtë për skuadrën e Klopit, që dominoi në çdo drejtim dhe asnjëherë nuk u vu në vështirësi nga një Vijareal tepër i vogël për netë të tilla.

Që në minutën e shtatë Bruno çoi në portën e vet topin dhe aty mori fund gjithçka, sepse më pas Liverpuli luajti me një qetësi të pabesueshme, duke kontrolluar ndeshjen dhe duke pritur golin e dytë, që erdhi në minutën e 63-të me Starixh.

Më pas Vijareali mbeti me 10 lojtarë dhe Lalana i dha fund në minutën e 81-të, duke siguruar finalen e ëndërruar nga Liverpuli.


E jashtëzakonshme Sevija: me një fitore 3-1 sot në mbrëmje, ka eliminuar Shahtarin e Doneckut dhe ka siguruar një vend në finale, e treta rresht për skuadrën spanjolle.

Trajneri Unai Emeri është një mjeshtër i vërtetë, sepse ka bërë gjithçka në mënyrë perfekte këtë sezon, duke iu përkushtuar Ligës së Europës, që duket se po i shijon jashtëzakonisht Sevijas, si në aspektin financiar, ashtu edhe për faktin që e çon në Champions duke ngritur trofe e duke u lodhur vetëm pak ndeshje.

Barazimi 2-2 në Ukrainë i jepte qetësi Sevijas, që e la Shahtarin të zotëronte qarkullimin e topit, por ishin spanjollët ata që goditën shumë shpejt, që në minutën e nëntë, me të zakonshmin Gameiro, protagonist absolut në muajt e fundit, duke shënuar apo asistuar në thuajse çdo gol të Sevijas.

Eduardo i dha jetë Shahtarit me një gol të bukur në fundin e pjesës së parë, por sërish Gameiro dhe më pas mbrojtësi Mariano vulosën gjithçka pa u mbushur një orë lojë.

Tri finale rresht, rekord për Sevijan, që tashmë kërkon të kompletojë kryeveprën e vet, në finalen kundër Liverpulit.

(Sportal.al)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbulohet funksioni që Luciano Moggi do të ketë te Dinamo
Presidenti i Tiranës, Halili: Dervishi i Partizanit provokoi, Devi Mukës nuk ia fal veprimet. Jam kundër dhunës »
Article Logic
Execution time: 0.020391941070557
array(1) { ["section"]=> string(54) "liverpool-i-klopp-prek-finalen-rikthehet-sevilla-39620" }