Liverpool shpëton në “ferrin” e Dortmund

Publikuar tek: sport, më 22:38 07-04-2016 Liverpool shpëton në “ferrin” e Dortmund

Borusia e Dortmundit dhe Liverpuli janë ndarë në barazim 1-1 në ndeshjen e parë të çerekfinalet e Ligës së Evropës, duke lënë gjithçka hapur sa i përket kualifikimit një javë më pas në “Anfield”.

Rikthimi emocionues i Jurgen Klop në “shtëpinë e tij” i ka dhënë jetë një ndeshje të luftuar nga minuta e parë në të fundit, por që nuk ka prodhuar fitues, shkruan Sportal.

Dortmundi e ka nisur mjaft mirë takimin siç dhe pritej duke kontrolluar lojën dhe krijuar disa raste të mira, por në pjesën e parë ka qenë Liverpuli që ka kaluar në epërsi. Divok Origi në minutën e 36-të ka shënuar pas një kundërsulmi të shpejtë të miqve nga Liverpuli.

Madje ekipi i drejtuar nga Klop mund të kishte dyfishuar shifrat në fundin e pjesës së parë kur Origi i vetëm me Vaidenfeler nuk shënon.

Pjesa e dytë është e zjarrjtë, pasi Dortmundi nuk pajtohet me disavantazhin dhe arrin të barazojë me fillimin e saj kur Humels i lënë i vetëm në zonë barazon.

Më pas është numri një i Dormtundit në këtë ndeshje Roman Vaidenfeler që në harkun e 45 sekondave bën tri pritje madhështore duke mos lejuar Liverpulin në kalojë në epërsi për herë të dytë këtë mbrëmje.

Më pas Dortmundi bën gjithçka për ta fituar takimin, por pa çarë dot barrikadën e vendosur nga Klop. Klop dhe Liverpuli dalin të pathyer nga Dortmundi.

Pas një jave kualifikimi vendoset në “Anfield”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kupa e Shqipërisë, Kukësi fiton në Vlorë dhe sheh finalen
Arbitri e detyron të qethet në mes të lojës: I ke flokët “jo-islamike” »
Article Logic
Execution time: 0.019702911376953
array(1) { ["section"]=> string(44) "liverpool-shpeton-ne-ferrin-e-dortmund-37107" }