Llalla pas situatës në Kakavijë: Greqia nuk i do shqiptarët

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:53 04-11-2017 Llalla pas situatës në Kakavijë: Greqia nuk i do shqiptarët

Pas situatës së krijuar në Kakavijë ku emigrantët shqiptarë u bllokuan të kalonin në kufi nga pala greke, ka reaguar historiani Arben Llalla.

“Greqia nuk i do shqiptarët”, shkruan Llalla.

“Ironia jonë!
Greqia nuk i do shqiptarët, Greqia tre herë e ka djegur jugun e Shqipërisë, Greqia ushtron presion psikologjik mbi shqiptarët, Greqia i quan shqiptarët plehra-operacioni fshesa, por përsëri shqiptarët e duan Greqinë, muzikën, turizmin dhe krushqin me ta. Por ka edhe rrugë të tjera për shqiptarët nëse Greqia na i bllokon, mjafton që shqiptarët të lidhen me superfuqinë Ballkanike-Turqinë, me superfuqinë Europiane-Gjermaninë dhe superfuqinë botërore-SHBA. Prandaj politika shtetërore e Shqipërisë duhet të mendohet për këto keqtrajtime që po bënë Greqia ndaj çdo shqiptari”, përfundon historiani.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023101806640625
array(1) { ["section"]=> string(64) "llalla-pas-situates-ne-kakavije-greqia-nuk-i-do-shqiptaret-98338" }