Llogaridhënia publike, ministrja Xhaçka në Dibër : Do të jem avokate

Publikuar tek: politike, më 14:32 25-05-2018 Llogaridhënia publike, ministrja Xhaçka në Dibër : Do të jem avokate Olta Xhacka

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka vijoi turin e llogaridhënies publike në njësitë administrative Lis e Rukaj të qarkut të Dibrës.

Gjatë fjalës së saj, para banorëve të Lisit, e deleguara e qeverisë, ministrja Xhaçka tha se ajo do të jetë një nga avokatët e zonës për të çuar përpara zgjidhjen e problemeve të tyre. Ministrja theksoi se do të mundohet të vendosë urat e bashkëpunimit e bashkinë për t’ju ardhur në ndihmë.

“Do të jem edhe unë një nga avokatët për të çuar përpara të gjitha ato çështje dhe për të adresuar të gjitha ato probleme që i ka komuniteti juaj këtu në qeveri apo edhe në bashki. Bashkia nuk është një aleati ynë, Bashkia është një pushtet i pavarur, Bashka dhe qeveria nuk kanë të bëjnë shumë me njëra-tjetrën dhe megjithatë për sa më takon do të mundohem të gjej të gjitha urat e bashkëpunimit edhe me Bashkinë, që të mund të shkojnë përpara disa gjëra të përbashkëta për t’ju ardhur në ndihmë”, deklaroi Xhaçka, duke u ndalur në ndarjen e pushteteve e duke theksuar se secili duhet të bëjë detyrën që i takon.

Gjatë bashkëbisedimit me banorët, ministrja dëgjoi disa shqetësime prej tyre për largimin nga skema e ndihmës ekonomike. Në sqarimet që u bëri banorëve të Lisit, Xhaçka tha: “Në qoftë se ndihmë ekonomike më përpara ka pas qenë një favor që i bënte kryetari i komunës ose Këshilli i Komunës vetëm militantëve të partisë në pushtet, sot formula e ndihmës ekonomike nuk manipulohet dot fare, fare. Çfarë do të thotë? Abuzojnë të gjithë me ju që thonë që po të kesh një televizor, por të kesh një gjë nga ato pyetjet e formulës nuk merr ndihmën ekonomike. Kjo nuk është e vërtetë fare”.

Banorët që morën fjalën kërkuan ndër të tjera ndërtimin e një ure “bailey” në lumin Tharm, sigurimin e ujit vaditës, asfaltim të rrugës Urakë-Bruç apo ndërhyrje në lumenjtë Urakë e Shutrrejë. Sa i përket shqetësimit të një banori nga fshati Laç, i njësisë administrative Rukaj për ndërtimin e një ure mbi lumin Tharmë, ministrja Xhaçka tha: “Kërkesat janë qindra nga e gjithë Shqipëria. Vetëm gjatë emergjencave të pak muajve më parë na u prishën 60 ura ekzaktësisht 65 madje për të qenë më preciz, kjo do të thotë që na ka vështirësuar jashtëzakonisht në ndihmesën që mundtë japim ne si Forcë e Armatosur për atë pak magazinë apo depozitë që kemi ne të këtyre elementëve metalikë”.

Gjatë bashkëbisedimit, ministrja tha se në këtë mandat është bërë një menaxhim më i mirë i buxhetit sa i përket investimeve.

“Unë e di që ka shumë për të bërë dhe shumë gjëra që mund ti kishim bërë ndryshe dhe ndoshta më mirë, megjithatë mandati i parë qeverisës ka qenë një mandat i vështirë, një mandat ku na është dashur që ta fusim shtetin në binarët e ligjshmërisë, ta shpëtonim shtetin nga skenari grek i falimentimit, kemi bërë një menaxhim shumë të mirë të financave publike, ashtu si menaxhojmë buxhetin e një familjeje, me kujdes që të na dalë për të gjitha dhe sot në këtë mandat të dytë jemi në kushtet ku mund të themi se kemi më shumë para, më shumë mundësi për të investuar më shumë, për tu kujdesur më shumë për të gjitha ato që janë nevojat edhe problematikat e zonave jo vetëm në qendër të qarkut por edhe në zonat më të largëta dhe më të izoluara”, u shpreh ministrja Xhaçka, në bashkëbisedim me banorët e njësisë Rukaj, në Dibër.

 Screenshot_6.jpgScreenshot_5_copy.jpg

00.jpg

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Jorida Tabaku zbret në zemër të Tiranës: Ja çfarë u kërkova bizneseve dhe qytetarëve
Një ditë para protestës, Rama u drejtohet shqiptarëve: Lulëzim Basha ju do për një foto në lajmet e botës »
Article Logic
Execution time: 0.0046942234039307
array(1) { ["section"]=> string(72) "llogaridhenia-publike-ministrja-xhacka-ne-diber-do-te-jem-avokate-122066" }