Lobimi i PD në SHBA, Balla thirrje kryedemokratit: Lulzim mos u fshih! Sqaro publikun

Publikuar tek: politike, më 12:01 12-07-2018 Lobimi i PD në SHBA, Balla thirrje kryedemokratit: Lulzim mos u fshih! Sqaro publikun

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ka kërkuar kryetrit të PD-së, Lulzim Basha të mos fshihet, por të dalë të sqarojë publikun për financimin rus.

 

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social, facebook Balla thekson se kjo çështje po hetohet zyrtarisht në SHBA nga Departamenti i Drejtësisë. Edhe në Shqipëri prokurorët janë duke hetuar këtë lobim të PD.

Sipas Ballës, Lulzim Basha asnjëherë deri më sot nuk ka dëshmuar ende se kush janë njerëzit mbrapa kompanisë Biniatta Trade LP e rregjistruar në vendet offshore.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Lulzim Basha të mos fshihet! Të sqarojë publikun për financimin rus, tashmë zyrtarisht nën hetim amerikan

Prej disa muajsh tashmë janë bërë publike nga mediat më prestigjioze amerikane transfertat e paligjshme, që pa asnjë deklarim, Partia Demokratike ka bërë për llogari të lobistëve të saj përpara zgjedhjeve të 25 qershorit 2017.

Deklaratat e regjistruara në Departamentin Amerikan të Drejtësisë dëshmuan se fotoja me Presidentin Trump dhe mbështetja e një numri kongresmenësh, në prag të zgjedhjeve, i ka kushtuar Partisë Demokratike me qindra mijëra dollarë, prejardhja e të cilave nuk është bërë asnjëherë e ditur nga Lulzim Basha.

Megjithatë, një investigim i një prej mediave më autoritare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nxorri në dritë të dhëna të reja skandaloze, të cilat lidhin direkt Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën me financime të dyshimta ruse.

Sipas këtij investigimi, të bazuar mbi dokumentat zyrtarë të Departamentit Amerikan të Drejtësisë, Nick Muzin, lobuesi kryesor i demokratëve në SHBA, është paguar jo vetëm nga Partia Demokratike, por edhe nga një kompani fantazmë e regjistruar në Skoci, e quajtur “Biniatta Trade”.

Kontrata e depozituar në Departamentin e Drejtësisë nuk la aspak vend për dyshime.

“Biniatta” kishte paguar 150 mijë dollarë direkt për llogari të Partisë Demokratike, si “kompensim shpenzimesh për Muzin”.

Në vijim, ishin paguar edhe tre këste të tjera me nga 150 mijë dollarë secila, si dhe një pagesë fillestare prej 500 mijë dollarësh.

Kush ishte ky “bamirës” i fshehur i Lulzim Bashës, që i pagoi fatura të rënda si kjo?!

Hipoteza e parë që u ngrit ishte se paratë për lobimin e PD në Washington nuk janë paguar nga ajo vetë, por nga financime me burim rus. Nëse kjo është e vërtetë, kjo do të përbënte një precedent tmerrësisht të rrezikshëm, të ndërhyrjes ruse në politikën shqiptare.

Hipoteza e dytë, njësoj skandaloze, ishte që paratë janë paguar nga vetë Lulzim Basha dhe Partia Demokratike, por janë përdorur biznesmenët rusë si “sekserë” për të fshehur prejardhjen e tyre.

Nëse kjo është e vërtetë, atëherë PD përsëri duhet të japë shpjegime para opinionit publik shqiptar se si ka vendosur kontakte të drejtëpërdrejta me këta “sekserë” rusë.

Dje dhe sot është bërë publik fakti se lobimi i dyshimtë i Partisë Demokratike një vit më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes kompanisë Muzin Capitol Partners, po hetohet nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë.

Departamenti ka kërkuar nga Nick Muzin, kreu kompanisë lobuese Muzin Capitol Partners të japë shpjegime përse e deklaroi me vonesë kontratën e lidhur me PD më 22 Mars 2017  dhe u deklarua më 14 Nëntor 2017.

Është zbuluar se kontrata mes kompanisë lobuese dhe PD është dorëzuar 8 muaj me vonesë.

Është zbuluar se paratë për shërbimet ndaj PD kompania e lobingut i paska marrë nga Biniatta Trade LP, e cila rezulton të jetë kompani fantazëm.

Është zbuluar se vonesa e deklarimit të kësaj kontrate me vlerë 150.000 dollarë, lidhet edhe me një zhvillim tjetër. Kontrata me PD u deklarua nga Muzin dy javë pasi FBI ngriti akuzat për parregullsi në procedurat e lobimit me qeveritë e huaja të një lobisti tjetër.

Është zbuluar se kjo akuzë e ka trembur lobistin e PD Nick Muzin i cili ka bërë deklarimin për kontratën me PD. Megjithatë vonesa e deklarimit 8 muaj me vonesë nga data nënshkrimit është subjekt i hetimeve të Departamenti Amerikan të Drejtësisë.

Është zbuluar se lobisti i PD Nick Muzin ka dhënë shpjegimet e tij për këtë vonesë në Departamentin Amerikan të Drejtësisë.

Është zbuluar se lobisti i PD ka pranuar përmes kësaj letre se ishte ai personi që firmosi kontratën me Biniatta Trade LP e cila pagoi për i interes të Lulzim Bashës dhe të PD.

Është zbuluar se lobisti i PD Nick Muzin ka pranuar se kishte ndodhur një shkelje brenda kompanisë që shkaktoi vonesa në deklarim duke deklaruar në hetimin e Departmentit Amerikan të Drejtësisë se: “një rishikim i kryer gjatë përgatitjes së deklaratës suplementare të regjistruesve të përcaktuar saktësoi se nga ky përfaqësim  kryesisht përfitoi Partia Demokratike e Shqipërisë”.

A është rastësi fakti që dje dhe sot që bëhet publik hetimi i lobistit të PD Nick Muzin, edhe personi i përfshirë dhe përfitues i atij shërbimi Lulzim Basha gjendet në Washington?!

Tashmë kjo çështje po

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kryemadhi del në konferencë dhe tregon PLANIN  e LSI: Brenda 3 muajve do...
“Shqipëria e para në listën e zezë të krimit”, reagon Paloka: Paratë e drogës mund të blejnë heshtje ambasadorësh por… »
Article Logic
Execution time: 0.025729179382324
array(1) { ["section"]=> string(89) "lobimi-i-pd-ne-shba-balla-thirrje-kryedemokratit-lulzim-mos-u-fshih-sqaro-publikun-127645" }