Loja me Blushin, s’ftohet në Elbasan por Rama vendos t’i lërë hapësirë dhe ia komunikon nëpërmjet Ballës. Zbardhet biseda

Publikuar tek: politike, më 09:08 05-03-2016 Loja me Blushin, s’ftohet në Elbasan por Rama vendos t’i lërë hapësirë dhe ia komunikon nëpërmjet Ballës. Zbardhet biseda

Ben Blushi shfaqi nervozizëm ditën e djeshme, kur Edi Rama me të tijët u nis drejt Elbasanit, duke mos i bërë asnjë ftesë atij për zonën ku është deputet. I nervozuar, por edhe me këmbëngulje, Blushi deklaroi në orët e para të mëngjesit se do shkonte në Elbasan.

I gjendur në këto kushte Edi Rama është detyruar të vetëofrojë një hapësirë për komunikimin publik mes Blushit, që në fakt është sfidanti kryesor i tij dhe militantëve socialistë.

Si ndërmjetës ka menduar të vendosë deputetin Taulant Balla. Pikërisht ‘’Panorama’’ ka zbardhur komunikimin mes Ballës dhe Blushit.

Gjatë kohës që Peleshi fliste për projektin “Rilindja Urbane”, ku janë cituar dhe projektet që Bashkia e Elbasanit ka përfituar, Edi Rama është parë t’i jepte porosi Taulant Ballës, që t’i jepte fjalën edhe Ben Blushit në këtë takim.

Mësohet se Balla kishte komunikuar në telefon me Blushin për ta pyetur nëse donte të fliste në takim dhe pse salla parashikohej të mos e mirëpriste. Por Blushi ka insistuar të flasë, edhe pse nisi të krijohej një atmosferë e rënduar, nën vërshëllima e thirrje.

“Shpjegoju këtyre njerëzve pse nuk do të votohesh? Je I vetmi kryetar partie në botë me mandat 7­ vjeçar nga Kuba në Korenë e Veriut. Shpjegoju këtyre njerëzve pse s’kanë rroga më të larta, pse s’kanë asistencë më të larë, pse s’kanë punë dhe çmime të ulëta. Nuk bëre asgjë për të varfrit.

Partia Socialiste nuk është pronë e një njeriu të vetëm. I drejtohem Ramës tani këtu përballë: Përse nuk do zgjedhje? Nuk vij në Elbasan, sepse ndihem I turpëruar. Nuk kam frikë të them të vërtetën, fërshëlleni sa të doni”, ka thënë Blushi.

Rama, nga ajo që u duk në sipërfaqe ka dashur të ndalojë zërat që po vërshëllenin, por pa rezultat. E mandej Blushi edhe i ka sfiduar:

 “Ka ulërima, por nuk ka asamble, ka duartrokitje, por nuk ka kryesi, ka banditë si puna juaj, por nuk ka demokraci. Mos më kërkoni mua llogari, sepse nuk kam qeverisur unë për tre vjet, por ky këtu (Edi Rama)”.

Rama nuk ka preferuar t’I kthejë një përgjigje direkte Blushin, duke lënë Ballën, i cili i kujtoi kolegut të tij se ka qenë i ftuar të jetë pjesë e fushatës së PS-së për Bashkinë e Elbasanit, por ka qenë ai që e ka refuzuar, madje nuk e ka uruar as për fitoren, por, përkundrazi, shkroi një libër kundër tij dhe qytetit të Elbasanit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha: Unë sarajet e Surrelit mund t’i bëja vetëm nëse merrja kredi dhe të zhytesha në borxhe
Ish-deputeti socialist: Kur Rama erdhi në Elbasan, Nano na porositi ta ndihmonim »
Article Logic
Execution time: 0.017905950546265
array(1) { ["section"]=> string(125) "loja-me-blushin-s-ftohet-ne-elbasan-por-rama-vendos-t-i-lere-hapesire-dhe-ia-komunikon-nepermjet-balles-zbardhet-biseda-34280" }