“Loja me Kuponin Tatimor”, ja çmimet që do të fitohen

Publikuar tek: ekonomi, më 21:41 13-01-2016 “Loja me Kuponin Tatimor”, ja çmimet që do të fitohen

Çmimet fituese për kategorinë I dhe II

Në kategorinë I dhe II do ketë 11 fitues, të cilët nuk do përzgjidhen mbi bazën e hedhjes së një shorti, por në bazë të klasifikimi sipas vlerës totale dhe numrit të kuponëve të dërguar. Fituesit do shpallen duke llogaritur pikët që do merren nga ponderimi 70% me vlerën nominale të kuponëve dhe 30% me numrin total të kuponëve të postuar. Pra, sa më i lartë numri dhe vlera totale e kuponëve të dërguar, aq më e lartë dhe mundësia e fitimit, transmeton Ata.

Kategoria             Nr. fituesve               Çmimi për fitues            Totali

I                             1                                   1,000,000 lek                 1,000,000 lek

II                           10                                  100,000 lek                     1,000,000 lek

Nëse pas vlerësimeve për vendin e parë apo edhe për 10 fituesit e tjerë rezultojnë më shumë se një fitues për kategorinë e parë, apo më shumë së 10 fitues për kategorinë e dytë me të njëjtat pikë, përzgjedhja e fituesve bëhet nga aplikacioni elektronik në mënyrë rastësore të bar-kodit respektiv.

Çmimet fituese për kategorinë III dhe IV

Kategoria e III dhe IV e fituesve do përzgjidhet në mënyrë rastësore, nëpërmjet një mekanizmi elektronik, i cili do përzgjedhë fituesit sipas një gjeneruesi rastësor numrash (RNG). Pjesëmarrësit në lojë do kualifikohen si të tillë me plotësimin e kushteve të mëposhtme: a) Të kenë minimum 50 kuponë me vlerë jo më pak se 5,000 lekë të të gjithë kuponëve në total; b) Duhet që këta kuponë të postohen nëpërmjet Postës brenda afatit të lojës.

Kategoria           Nr. Fituesish                        Çmimi për fitues                 Totali

III                                 200                                    15,000 lek                          3,000,000 lek

IV                                 300                                    10,000 lek                          3,000,000 lek     

Hedhja e shortit do të bëhet më 15 janar në orën 20:45 dhe do të transmetohet në televizionin Top-Channel.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017145872116089
array(1) { ["section"]=> string(56) "loja-me-kuponin-tatimor-ja-cmimet-qe-do-te-fitohen-29922" }