Loja “Pokemon Go” shpëton dyqanin e vogël të akulloreve nga falimentimi

Publikuar tek: bota, më 19:26 12-08-2016 Loja “Pokemon Go” shpëton dyqanin e vogël të akulloreve nga falimentimi

Që prej publikimit të lojës “Pokemon Go” për smartfonë Android dhe iOS, bizneset e vogla në mbarë botën po raportojnë për një shtim të papritur të klientelës.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me këtë dyqan të vogël akulloresh në Uashington, pronari i së cilës thotë se falë lojës “Pokemon Go” biznesi i tij ka shpëtuar nga falimentimi.

Loja kërkon që përdoruesit të lëvizin, të gjejnë pika të ndryshme në qytetet e tyre ku mund të kapin krijesa virtuale me smartfonin e tyre. Por shpesh miliona njerëz në mbarë botën zgjedhin lokale, restorante apo biznese të vogla për t’u shplodhur disa minuta teksa luajnë lojën.

Gary Dear, pronari i dyqanit të akulloreve thotë se nuk ka parë kurrë diçka të tillë. Dyqani i tij ka fatin të jetë pranë disa “Pokestops” në hartën e lojës virtuale, dhe qindra të rinj e të reja ulen për të shijuar një akullore teksa luajën me telefonat e tyre.

Ai madje ka punësuar disa persona të tjerë për ta ndihmuar me fluksin e papritur.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02876091003418
array(1) { ["section"]=> string(75) "loja-pokemon-go-shpeton-dyqanin-e-vogel-te-akulloreve-nga-falimentimi-49571" }