Lojërat Olimpike në Rio mund të jenë një katastrofë e vërtetë

Publikuar tek: sport, më 20:20 04-08-2016 Lojërat Olimpike në Rio mund të jenë një katastrofë e vërtetë

Vetëm pak ditë na ndajnë nga nisja e Lojërave Olimpike në Rio de Janeiro, por a është gati Brazili për të përballuar një sërë problemesh të rënda në vend?

Ekspertët e shëndetësisë i kanë bërë thirrje atletëve të cilët do të garojnë në ujë të bëjnë kujdes dhe të mos e zhysin kokën. Ujërat ku do të zhvillohen garat janë nga më të pistat në botë. Vetëm pak ditë më parë, shumë pranë vendit ku do zhvillohen garat u gjet një trup i pajetë.

Virusi Zika përbën poashtu një shqetësim të madh. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se asnjë nënë shtatzënë nuk duhet të udhëtojë drejt Rios.

Krimi në rrugët e Rios është në nivele tepër të larta. Shkëmbimi i zjarrit mes policisë dhe kriminelëve është diçka normale ndërsa grabitësit dhe hajdutët gjenden kudo. Një atlete australiane ka rënë tashmë pre e grabitjes.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Futbollisti sulmon klubin, largohet nga Kukësi nëpërmjet Facebook-ut
Festë kuqezi në Çeki, Shkëndija shkon në play-off të Europa League »
Article Logic
Execution time: 0.019143104553223
array(1) { ["section"]=> string(67) "lojerat-olimpike-ne-rio-mund-te-jene-nje-katastrofe-e-vertete-48796" }