Lojrat e fatit vënë nën akuzë ministrin e Financave Ahmetaj

Publikuar tek: ekonomi, më 19:41 18-12-2016 Lojrat e fatit vënë nën akuzë ministrin e Financave Ahmetaj

Ka dy vjet që ligji  që do t’i jepte fund “situatës kriminale” të lojërave të fatit nuk hyn në fuqi.

Kryeministri Edi Rama e njoftoi atë plot pompozitet në kulmin e një marrëzie që angazhoi 6 000 forca policore kundër kazinove e sallave të bixhozit.

Operacioni “fundi i marrëzisë” në fakt nuk qe fundi i lojërave të fatit dhe as fillimi i ri i premtuar nga kryeministri. Pas dy vjetësh, lufta kundër bixhozit ka të njëjtin fund si premtimet e tjera të Edi Ramës për të luftuar monopolet, koncesionet, korrupsionin, nepotizmin, politizimin e administratës etj.

Ligji i lojërave të fatit nuk hyn në fuqi për një fakt grotesk: Ministria e Financave që duhet të kishte nxjerrë aktet nënligjore nuk i nxjerr ato. Dhe në vend që të shkruajë aktet, që sipas ekspertëve mund të mbyllen në më pak se një muaj, Ministria e Financave pranon një kërkesë të një grupi deputetësh për ta shtyrë ligjin për në vitin 2019.

A ka tallje më të madhe me shqiptarët që iu premtua se poshtë pallateve të tyre nuk do të shihnin më aq shumë salla lojërash fati, bastesh sportive e makineta kazinosh?

Ligji u shty në shkurt të këtij viti për të hyrë në fuqi në dhjetor, po këtë vit. Tani tre deputetë të PS (Ervin Bushati, Ervin Koçi, Blerina Gjylameti) dy të LSI (Luan Duzha dhe Ylli Shehu) dhe një i PDIU (Tahir Muhedini) kërkojnë që, meqë aktet nënligjore nuk po dalin, ligji të shtyhet për 1 janar 2019.

Në vend që të kërkojnë nga Ministria e Financave të nxjerrë aktet nëligjore, kërkojnë shtyrjen e ligjit.

Arsyeja? Tv Klan hodhi pak kohë më parë dyshime se deputetët propozues ishin të përfshirë në interesa të mëdha financiare, përderisa po mbronin lojërat e fatit dhe kërkonin shtyrjen e ligjit që rregullon këtë sektor.

Po a janë këta deputetë problemi i moszbatimit të ligjit? Sigurisht që ata kanë koston e tyre morale e politike në këtë histori. Por i gjithë problemi lind nga Ministria e Financave.

Është kjo ministri që nuk i nxerr aktet nënligjore.

Dhe tani, është po ky dikaster që “pranon” kërkesën e deputetëve të mazhoracës për ta sthyrë ligjin.

Montor ka arritur të sigurojë një kopje të letrës që Ministria e Financave i ka nisur Komisionit të Ekonomisë si përgjigje për kërkesën e 6 deputetëve për të shtyrë hyrjen në fuqi të ligjit edhe me dy vite.

 Në parim, financat janë dakord me deputetët. Ministria po ashtu legjitimon kërkesën e tyre se nuk janë publikuar ende aktet normative që të bëjnë të zbatueshëm ligjin. Ditën e hënë në orën 16.00 është vendosur që të zhvillohet mbledhja e komisionit përgjegjës, atij të ekonomisë, ku i ftuar do të jetë ministri i Financave Arben Ahmetaj. Rendi i ditës ka pikërisht ligjin e lojrave të fatit dhe nuk priten supriza.

Revista Monitor paralajmëron debate për një tjetër çështje. 6 deputetët kërkojnë shfuqizimin e pikës 1 të nenit 71 të ligjit dhe ndryshimit të pikës 2 dhe 3 të këtij neni me fjalët deri në 31 dhjetor 2018.  Thënë më thjesht, ata kërkojnë që dy kontratat që Ministria e Financave ka lidhur me Regency Casino dhe Lotarinë Kombëtare, të mos jenë pjesë e përjashtimit të këtij ligji dhe kur ligji të hyjë në fuqi edhe këto subjekte të zhvendosen në zonat turistike, siç parashikohet në ligj.

 Ministria e Financave nuk është dakord. Teksa pranon shtyrjen e ligjit, ajo refuzon prekjen e neneve që kanë lidhje me fatin e Regency Casino dhe Llotarinë Kombëtare. Regency Casino i përfundon kontrata në vitin 2020, ndërsa Llotarisë Kombëtare në 2023.

Në fund, kuptohet qartë se e gjithë kjo është një lojë për ta mbajtur peng ligjin, si provë e pafuqisë së qeverisë apo e kompromisit të saj me një biznes ku paratë shkojnë lumë. I gjithë debati do të ishte i kotë nëse Ministria e Financave do t’i kishte nxjerrë aktet nënligjore. Dhe teksa debatohet për gjithçka tjetër, vetëm për arsyen se përse këto akte nuk janë hartuar, nuk flitet.

Edi Rama, 25 tetor 2013: “Ata të cilët sot kanë bërë një investim të mos dalin të dëmtuar, por sigurisht, të përgatiten për të mos fituar gjithë jetën me këtë aktivitet, sepse ky nuk është një aktivitet që nuk do të zgjatë gjithë jetën, sepse Shqipërisë ky aktivitet nuk i duhet. Ky është një krim që cënon harmoninë familjarë edhe deri edhe ekuilibrat psiqikë të shumë njerëzve.” (Marrë nga Lapsi.al)

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017247915267944
array(1) { ["section"]=> string(65) "lojrat-e-fatit-vene-nen-akuze-ministrin-e-financave-ahmetaj-63054" }