Lojtarët shohin nga afër armët e Skënderbeut, Duka: Keni mundësinë të bëheni heronj për të gjithë shqiptarët

Publikuar tek: sport, më 19:28 30-05-2016 Lojtarët shohin nga afër armët e Skënderbeut, Duka: Keni mundësinë të bëheni heronj për të gjithë shqiptarët

Sot, Kombëtarja Shqiptare e futbolllit sipas planit të anoncuar më parë ka shkuar për një vizitë në Muzeumin e Arteve të Vienës. Qëllimi i kësaj vizite, ka qenë për të parë nga afër armët Heroit Kombëtar të shqiptarëve Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Përpara muzeumit ishin mbledhur disa dhjetra tifozë dhe studentë shqiptarë. Ishin të pranishëm edhe ambasadori i Shqipërisë Roland Bimo, konsulli i Republikës së Kosovës dhe drejtori i Muzeut të arteve të Vjenës, që ju ka uruar kuqezinjve mirëseardhjen. Pranë përkrenares dhe shpatës së Skënderbeut, kanë përshendetur përveç drejtorit edhe ambasadadori Bimo dhe trajneri De Biasi.

Presidenti Armand Duka, ka theksuar: “Jemi këtu për të dhënë një mesazh dhe për të marrë frymëzimin e duhur, nga heroi ynë kombëtar. Ai ndër shekuj ka qenë një burim frymëzimi për të gjithë shqiptarët. Ne po shkojmë në Francë për të bërë më të mirën dhe për të arritur këtë duhet të luftojmë fort. Kjo do të jetë beteja juaj. Kjo do të jetë mundësia që edhe ju të jeni heronj për të gjithë shqiptarët që ju duan dhe ju ndjekin”.

Drejtuesit, stafi, por edhe studentët shqiptarët së bashku me ekipin patën mundësi të shihnim nga afër armët dhe përkrenaren e Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, të cilat ishin të ekspozuara atje. Aty u bënë edhe shumë foto personale dhe në grup pranë stendës.

Tifozet shqiptarë të kombëtares, prisnin jashtë Muzeut të Artit, tek “Entrata Hofburg, Heldenplatz, Ruestkammer”, për të bërë foto me futbollistët. Ata dhe drejtuesit kanë dhuruar edhe suvenire për të pranishmit.

13339626_1625027920970249_9132985263384243428_n.jpg

13325528_970726089693287_149709658101096350_n.jpg

13315373_970726129693283_7199767045834210271_n.jpg

13315465_970726659693230_2742030944274790253_n.jpg

13319700_970726519693244_4447562722772972803_n.jpg

13321845_970726206359942_3105042537704723466_n.jpg

13331145_970726296359933_4052513884482473810_n.jpg

13332771_970726356359927_8858077491841982652_n.jpg

13267736_970726459693250_5464379867751598569_n.jpg

kombi.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Didier Deschamps për Shqipërinë: Nuk mund të pretendojmë se ishte vetëm një surprizë
Elseid Hysaj thyen rekordin e Loro Boriçit, ja gjesti i Canës ndaj tij »
Article Logic
Execution time: 0.024909973144531
array(1) { ["section"]=> string(112) "lojtaret-shohin-nga-afer-armet-e-skenderbeut-duka-keni-mundesine-te-beheni-heronj-per-te-gjithe-shqiptaret-41933" }