Lojtari ’50 milionësh’ zgjedh Shqipërinë: Nëse De Biasi më beson, jam gati

Publikuar tek: sport, më 10:39 23-12-2015 Lojtari ’50 milionësh’ zgjedh Shqipërinë: Nëse De Biasi më beson, jam gati

Një lajm i mirë për Kombëtaren shqiptare dhe të ardhmen e saj ka ardhur nga talenti Donis Avdijaj. Lojtari i gjermanëve të Schalke 04, por që aktualisht ndodhet në formë humazimi te skuadra austriake e Sturm Graz, ka vendosur që të zgjedh të luaj më Shqipërinë pavarësisht kërkesës së vazhdueshme të Kombëtares Gjermane.

Jo pak ka ndikuar në këtë vendim të 19 vjeçarit, pjesëmarrja e kuq e zinjve në Euro2016, çka mesa duket Avdijaj e ka objektiv.

“Jep gjithçka, Francë 2016 me ty”, komenton një fans në profilin e facebook të lojtarit, ndërsa ky i fundit i është përgjigjur në gjermanisht: “Nëse ekipi dhe trajneri besojnë se mund t'i ndihmojë, atëherë unë jam gati.”

Donis Avdijaj ka qenë gjithnjë në planet e trajnerit Gianni de Biasi, ndërsa komunikimet mes palëve kanë qenë të vazhdueshme.

Schalke 04 i ka vendosur Avdijaj një klauzolë prej 50 milionë eurosh, duke e shndërruar atë në një prej lojtarëve më të shtrenjtë.

donis.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Messi më tha se donte të luante për Interin”
Mancini i hap rrugë huazimit të Manajt: Duhet të luaj më shumë në një ekip tjetër »
Article Logic
Execution time: 0.016248941421509
array(1) { ["section"]=> string(76) "lojtari-50-milionesh-zgjedh-shqiperine-nese-de-biasi-me-beson-jam-gati-28386" }