Lojtari i Interit adoptohet nga agjenti i tij: “E kam si fëmijë”

Publikuar tek: sport, më 18:50 19-02-2015 Lojtari i Interit adoptohet nga agjenti i tij: “E kam si fëmijë”

Në futbollin e skandaleve dhe të rracizmit, ka vend edhe për një histori të bukur, siç është ajo e 19-vjeçarit Ibrahim Mbaye.

Mbaye është lojtar në pronësi të Interit, por që është huazuar tek skuadra e cila luan në Seria B, Bolonja. Lojtari shumë shpejt do të adoptohet nga agjenti i tij, Beppe Accardi, i cili ka kryer të gjitha procedurat ligjore në gjykatën e Modenas. Mbaye jeton prej gjashtë vitesh në shtëpinë e agjentit të tij dhe është rritur me gruan dhe vajzat e Accardi-t.

Gjatë një interviste për “Corriere dello Sport” Accardi ka treguar historinë e Mbaye: “Ai më thërret kapo, ndërsa gruan time e thërret mama. I kam thënë se në fanellë emri i tij duhet të jetë Mbaye-Accardi. E duam shumë. Ibrahimi është për ne pjestar i familjes pasi është rritur me ne.

Agjenti i cili e solli Mbaye në kampionatin italian shprehet se ai nuk kërkon që të zëvendësoj babin e tij biologjik: “I ati punon në Itali, ndërsa mamaja jeton në Senegal. I ati një ditë I tha: Ibrahim konsideroje Beppen si një baba pasi atë që ai po bënë për ty unë nuk do të arrija ta bëja”. Në fund Accardi shton: “E di se do të spekulojnë se kam avantazhet e mia që po e bëjë këtë, por më besoni që nuk kam asnjë interes”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tifozët e Feynordit “shkatërrojnë” Romën
Interi ndalet në fund nga Celtic, Anderleti i Hasit “paqe” me rusët »
Article Logic
Execution time: 0.012420892715454
array(1) { ["section"]=> string(66) "lojtari-i-interit-adoptohet-nga-agjenti-i-tij-e-kam-si-femije-3870" }