Lojtari i Superligës shqiptare do të shitet për 1 milion euro

Publikuar tek: sport, më 21:01 26-08-2016 Lojtari i Superligës shqiptare do të shitet për 1 milion euro

Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi që Liridon Latifi të konfirmohet si futbollist i Rostovit, skuadër që garon në Champions League. Mësohet se palët kanë rënë dakord për transferimin e tij, por tashmë është mësuar edhe shifra e madhe që do të mundësojë këtë transferim të Latifit te Rusët.

Sipas “gazetaolle.com”, bëhet me dije që klubi rus do të paguajë për kartonin e tij 1 milion euro, ndërsa Latifi do të nënshkruajë për tri vite dhe do të përfitojë 1.5 milionë euro. Pas Olayinkës, Latifi bëhet futbollisti i dytë më i shtrenjtë i transferuar nga kampionati shqiptar drejt një skuadre europiane.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Stadiumi “Loro Boriçi” hap dyert, gati për Kombëtaren
Start i jashtëzakonshëm për Bayern, gjashtë gola në ndeshjen e parë të kampionatit »
Article Logic
Execution time: 0.019104957580566
array(1) { ["section"]=> string(67) "lojtari-i-superliges-shqiptare-do-te-shitet-per-1-milion-euro-50978" }