Lojtari i Tiranës arrin akordin me ekipin më të ri të Superligës

Publikuar tek: sport, më 18:36 16-07-2018 Lojtari i Tiranës arrin akordin me ekipin më të ri të Superligës Patrik Bardhi

Kastrioti i Krujës duket se po ndërton një grup të mirë lojtarësh për tu përfaqësuar denjësisht në Superligë për sezonin e ardhëm. 

Së fundmi, Newsport.al mëson ekskluzivisht se krutanët kanë arritur marrëveshjen me sulmuesin e Tiranës. Bëhet fjalë për Patrik Bardhin, i cili ka arritur akordin për të luajtur një vit te krutanët si lojtar i huazuar.

20-vjeçari do të ketë mundësinë të marrë minuta të plota me Kastriotin dhe të tregojë në këtë mënyrë vlerat në elitën e futbollit shqiptar.

Kujtojmë që Bardhi ka luajtur 12 ndeshje me ekipin e parë të Tiranës sezonin e shkuar dhe ka mundur të shënojë një gol, ndërsa ka luajtur dhe 5 takime me Tiranën B, pa mundur të gjejë rrugën e golit.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ka përfunduar rivaliteti me Messi-n? Cristiano Ronaldo jep përgjigjen e tij
Armand Duka flet për largimin nga FSHF-ja: Ja pse do ta merrja një vendim të tillë »
Article Logic
Execution time: 0.030616998672485
array(1) { ["section"]=> string(71) "lojtari-i-tiranes-arrin-akordin-me-ekipin-me-te-ri-te-superliges-128109" }