Lojtari më i kërkuar në NBA, Kevin Durant i bashkohet Golden State

Publikuar tek: sport, më 09:04 05-07-2016 Lojtari më i kërkuar në NBA, Kevin Durant i bashkohet Golden State

Kevin Durant, lojtari me i kerkuar nga ekipet e NBA, ka vendosur qe te bashkohet me Golden State, kampione ne sezonin 2015 dhe te mundur ne finalen e 2016, beri ai te ditur te henen.

“Kam pyetur shume njerez per kete vendim dhe mendoj se ky eshte momenti me i mire i jetes dhe karrieres sime”, deklaroi per The Players Tribune.

Duke u bashkuar me Golden State, njeri prej ekipeve me te mira te NBA, ku do te luaje bashke me Stephen Curry dhe Klay Thompson, Durant, 27 vjeç, eshte shprehur se synon titullin ne sezonin e ardhshem.

Sipas televizionit ESPN, Durant ka nenshkruar nje kontrate per dy vjet me ekipin kalifornian me nje vlere prej 54 milione dollare, maksimumi  i lejuar per transfertat ne NBA.

Durant e ka kaluar gjithe karrieren qe nga 2007 duke luajtur me Oklahoma City.

Ai ka shenuar mesatarisht 27,4 pike ne ndeshjet e luajtura qe nga debutimi ne NBA.

Ai ka fituar trofeun e shenuesit me te mire kater here dhe ne fund te sezonit 2015-16 kishte nje mesatare pikesh 28,2  per ndeshje.

Durant ishte kerkuar nga pese ekipe gjate dy diteve te fundit:  Golden State, San Antonio, Clippers, Boston dhe Miami.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.058757066726685
array(1) { ["section"]=> string(71) "lojtari-me-i-kerkuar-ne-nba-kevin-durant-i-bashkohet-golden-state-45554" }