Lonely Planet: Për gjithë ata që kanë shpirt aventurier, vizitoni "Via Dinarica", e cila përshkon vendet e Ballkanit Perëndimor

Publikuar tek: ekonomi, më 15:18 25-07-2016 Lonely Planet: Për gjithë ata që kanë shpirt aventurier, vizitoni

Lonely Planet, agjencia e turizmit, e njohur botërisht  i ka kushtuar një reportazh të detajuar, një udhëtimi të veçantë që sipas saj ia vlen të realizohet për të gjithë ata që kanë shpirt aventurier.

Bëhet fjalë për Via Dinarica, një shtegtim i madh, i cili përshkon vendet e Ballkanit Perëndimor, me gjatësi 1930km.

Nga veriu në jug, arteria kryesore është e njohur si Trajektorja e Bardhë dhe përshkon: Slloveninë, Kroacinë, Bosnje- Hercegovinën, Malin e Zi, Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë dhe lidh alpet Dinarime me ato të Sharit.

Për të realizuar të gjithë këtë udhëtim do të duhen tre muaj, tre ditë e tre orë.

Misioni, shkruan Lonely Planet është që turistët e aventurës të mund të zbulojnë Ballkanin me kulturën dhe veçantitë e tyre. I gjithë shtegu është i markuar dhe ka seksione të ndara në Bosnje, Mal të Zi, Shqipëri dhe Maqedoni.

 Shqipëri – Kosovë dhe Kosovë – Maqedoni

Alpet e Shqipërisë, shkruan Lonly Planet renditen në majën e këtij itinerari për shkak të mjedisit surprizues.

Synimi është që të realizohet kombinimi i duhur mes aventurës dhe autenticitetit. Maja të ashpëra, shtigje të markuara, banesa tradicionale, ushqim i freskët dhe mikpritje nga vendasit. Kjo është ajo që ofron ky projekt.

Udhëtimi nis nga qyteti i Shkodrës,për të vazhduar më pas në fshatin e Thethit. Një udhëtim që zgjat 7 orë dhe arrin deri në lartësinë 2,700 metra mbi nivelin e detit, përgjatë Valbonës dhe Parkut Kombëtar. Rrugëtimi vazhdon në kufirin me Kosovën, ku shtegtarët mund të qendrojnë në shtëpitë karakteristike të Dobërdollit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.015642166137695
array(1) { ["section"]=> string(128) "lonely-planet-per-gjithe-ata-qe-kane-shpirt-aventurier-vizitoni-via-dinarica-e-cila-pershkon-vendet-e-ballkanit-perendimor-47674" }