Lorena, vogëlushja shqiptare shkruan këtë letër në ditën e babait: Shumë dashuri por edhe një kërkesë në fund

Publikuar tek: fcb-bomb, më 17:30 19-06-2016 Lorena, vogëlushja shqiptare shkruan këtë letër në ditën e babait: Shumë dashuri por edhe një kërkesë në fund

Shumë dashuri është përcjellë përmes kësaj letre nga Londra aty ku jeton familja shqiptare Lamçe. Lorena, e vogla e familjes i ka shkruar një letër babait të saj Parent Lamçes në ditën e baballarëve.

Vogëlushja 6 vjeçare përmes një anglishteje thuajse perfekte (duke marrë parasysh edhe moshën e saj të vogël) zgjedh fjalët më të bukura për të atin por nuk e heq dot mendjen as nga lodrat, të preferuarat e çdo fëmije.

“I dashur, babi,

Ti je më i miri, ti je superbabai im. Kjo mund të jetë dita më e bukur e baballarëve ndonjëherë.

Ti duhet të kalosh një ditë të bukur sot!

Ti je dashuria ime e vetme! Ti ble lodra vetëm për mua sepse unë të dua ty. Ti je babai special. Do të të dua përgjithmonë.!

Shtëpia ngjyrë bezhë është e preferuara ime nga dyqani i lodrave.

Nga Lorena “, përmbull vogëlushja letrën përmes disa puthjeve dhe këtij vizatimi.

dear1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025238037109375
array(1) { ["section"]=> string(113) "lorena-vogelushja-shqiptare-shkruan-kete-leter-ne-diten-e-babait-shume-dashuri-por-edhe-nje-kerkese-ne-fund-44003" }