Lori Hoxha do çojë në gjygj Holta Dulakun

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 16:20 11-02-2015 Lori Hoxha do çojë në gjygj Holta Dulakun

Pas asaj çfarë shkruajti producentja Holta Dulaku në lidhje me fitoren e pamerituar sipas saj të Lori Hoxhës, vajzës së Dritan Hoxhës, në edicionin e shkuar të “Dancing with the stars”, ka reaguar Lori Hoxha e cila nga sa shkruan, le të kuptohet se ka ndërmend që për këtë situatë t’i  drejtohet avokatëve të familjes .

“Më vjen keq që më duhet të bëj të tilla deklarata, por nuk mund të hesht,” është shprehur Lori.

“Më vjen turp që unë dhe nëna ime jemi përfshirë në një "status" të degjeneruar, mbushur me mllef dhe shpifje ndaj më duhet të jap një pergjigje për ata pak njerëz që e besuan çfarë ishte shkruar”-thotë  Lori Hoxha.

“Meqenëse zonja producente zgjodhi mënyrën më të shëmtuar, unë këtë nuk e bëj dot, por ja kam lënë në dorë avokatëve të familjes pasi shpifja dhe prishja e imazhit nuk janë të pranueshme me ligj,” ka thënë ajo duke shfaqur haptazi se ka ndërmend që për zgjidhjen e konfliktit me producenten Holta Dulaku, do t’i drejtohet ligjit”-përmbyll fituesja e edicionit të vjetshëm.

Në foton e mëposhtme do mund të lexoni edhe atë ç’ka ka thënë producentja Dulaku më herët, pas akuzave të dalina buzit se Dulaku nuk i kishte dhënë ende apartamentin Lorit dhe se edhe fituesit e mëparshëm kanë patur problem me marrjen e asaj çfarë i takonte.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031872987747192
array(1) { ["section"]=> string(46) "lori-hoxha-do-coje-ne-gjygj-holta-dulakun-3061" }